N Ë N A
(Teksti e muzika:
KUJTIM N.MULLAI)
Kush nuk na ndahet
As ditë, as natë,
Si engjëll mbrojtës
Mbi kokë na rri?
Kush në shpirt thellë,
Na hap çdo derë
Vetëm me dashuri?
Njëzëri zemrat
Përgjigjen:NËNA!
Burim i jetës,
Që nuk shteron.
O ZOT!...O NËNË!...
Kush nuk ka thënë,
Tmerin e vdekjes,
Sa herë provon?
Kush e ka fjalën
Të ëmbël mjaltë,
Dorën e ngrohtë
Dhe në acar?
Kush pa u ndrojtur,
Për të na mbrojtur,
Hidhet për ne në zjarr?
Njëzëri...etj.
