
Një bashkëbisedim i mrekullueshëm marrë nga faqja Vita con Lloyd, të autorit Simone Tempia. Të gjithë kemi njerëz rreth e qark që e tërheqin shumë litarin!
“Lloyd, është një person që po e tërheq shumë litarin.”
“Jepini sa të dojë, zotëri.”
“Pse duhet t’i jap litar dikujt që vetëm dëshiron ta tërheqë nga vetja?”
“Që ta mbani personin gjithmonë në distancën e duhur, zotëri.”
“Dhe cila është kjo distancë e duhur, Lloyd?”
“Ajo që ju lejon të zgjidhni lidhjet e marrëdhëniet pa u tërhequr kurrë me forcë, zotëri.”
“Por kështu humbas litarin, Lloyd.”
“Por jo shëndetin, zotëri.”
Marrë nga faqja: Vita con Lloyd
Përktheu: Ervina Toptani.