A nuk dhemb më pak lëkura e tjetrit ?Ela Zdrava

A nuk dhemb më pak lëkura e tjetrit ?
 
✍️ Autor : Ela Zdrava
🎤Interpretoi : Autorja
🎬Montazhi: Autorja
 
Vish lëkurën e tjetrit
Eh, sa kollaj të mbash në dorë një çekiç,
e gozhdën në dorën tjetër,
sa fort godet, kur s’të dhemb hiç,
lëkurës së huaj me patjetër.


Sa vështirë një pupël ta mbash,
lehtësia e saj të rëndon në shpirt,
zemrën, kur ta prekin fijet e saj,
të therr në kockë e në çdo ind.


Lekurës së huaj ia regj shtresat,
me thonj ndërdhëmbë ia rrjep shpresat,
lekurën tënde butë kur “e godet”,
në palcë të arrin edhe flladi i lehtë.


Kurrë nuk e ndjen sa shumë të dhemb,
kur lekurës tënde nuk i hyn një gjemb,
kurrë nuk e ndjen helmin e gjarprit,
pa të kafshuar sytë e tij të fatit.
Hiqe lëkurën tënde
eshtrat lëri zbuluar,
në astarin e saj zemrën do ndjesh kafshuar,,
vish lëkurën e tjetrit dhe qepja shpirtit,
kockat do të kopsiten nga dhimbja e Krishtit
16/03/2011
Vellimi poetik “Jeta është e jotja”
©2011 Ela Zdrava
Subscribe to Ela Zdrava’s Offiicial Channel 👆
👉Turn on the 🛎️ to be notified for all the new songs and poems
highlight highlightseveryonefollowers
highlightseveryone hightlightfollowers highlights2025 highlightsシ゚ highlights
videoemocionale
spokenword