Zëri i ndërgjegjes-Valbona Kolaveri

ZËRI I NDËRGJEGJES

Aty ku zëri i ndërgjegjes bie,
Hejet e vetvetes zgjaten pambarim
Kulmeve të mashtrimit

Nga frikërat e përndjekjes,
Mbretëritë e të vërtetës shëmben ,
Shpata therëse gjuhen në kujtesë.

PUTH ME PASION POEZI

Ne kopshtin e ëndrrave
Ulem gjithnjë mbi shpresa dëshirash të vërteta,
Flokët lidh me një fjongo të gjelbërt jetë

Dehur jam gjithnjë
Nga aromë lule kumbulle,
Dhe shkruaj si të mos kem vdekje kurrë

Anonimatin tim përzgjedh
Si firmëtare të përjetësisë në shpirt

Teksa flirtoj me çdo gjallesë
Puth më pasion poezi.