Shtatë ballë dashuri-Armenida Qyqja

Shtatë ballë dashuri
Ti s’mund të zgjidhje një grua të brishtë,
As unë një burrë që nga beteja tërhiqet,
Ne zgjodhëm njëri-tjerin me vetëdijen e plotë
Dhe fati neve, për të kaluar të tjerët në sprovë….
Përqafuar vallzojmë me tërmetet,
Majtas-djathtas, shtatë ballë,
Kur paqen Zoti t'i sjellë një ditë zemrës,
Veç unë e ti, do jemi në këmbë...

-ARMENIDA-
Mars 2026