Si një pranverë-Petro Sota

 
——————————
Si vetë pranvera, më erdhe ti,
Bashkë me ty, një mall më vjen,
Më hynë në zemër, si me magji,
Shpirtin tim, si syth shpërthen...
Shpërthen shpirtin, si lule çelur,
Si një bajame, me lule të bardha,
Sytë e mi, tek ty kanë ngelur,
Si tek molla, dhe tek dardha…


Por, buza jote, ngjyrë burbuqe,
Si një bajame, që çel përherë,
Ka shpërthyer, si një lulëkuqe,
E më thotë ; – jam vetë pranverë…


Jam pranvera, ma thotë vetë,
Dhe vertetë, unë s’po e shoh,
Atë vajzë, që mbante gërshet,
Sa qënke rritur, nuk po të njoh…


Prandaj me sy, ti po më flet,
Me atë sharm, lastar hardhije,
Kur të prek, si ngjalë rrëshket,
Më shpon si gjemb, kulumbrie…


Dhe në mesnatë, kur del hëna,
Më mbulohesh, me dritën e saj,
Shtrirë më rri, si t’ka bërë nëna,
Por, vështrimin, tek ty se ndaj…


Tek ty i mbaj, unë sytë e mi,
Dhe tek flokët, si lule gjineshtre,
Kur lehtë të prek, me dorë në gji,
Po më ngjajnë, si kokrra pjeshke…


Kokrra pjeshke, që s’janë vjelur,
Se ndoshta janë, pak të njoma,
Porsi zambaku, gusha ka çelur,
Dhe i vjen gjirit, gjithë aroma…


Më vjen aroma, e lehtë si erë,
Ma hap shpirtin, dhe e gjallëron,
Se vetë më the, jam pranverë,
Dhe gjirin vajzave, ua zbulon…


Gjirin e bardhë, kur e shikoj,
Jo me sy, por me shpirtin tim,
Si lule të bardha, që çel ftoi,
Ma ndeze trupin, me drithërimë…


Me drithërimë, më ndeze flakë,
Por, se ku jam, më nuk po e di,
Ma mbush shpirtin, më hynë në gjak,
Është pranvera, apo je vetë ti…?
Më shumë ti, më ndeze flakë,
Se m'djeg malli, për ty përherë,
Por, gusha t'bije, aromë zambak,
Vërtetë më dukesh, si një pranverë.