Olimbi Dafa

Jeta ime i ngjan një mëngjesi me mjegull, që davaritet në paraditen e vonë, duke u grimcuar në pikla uji të veshura me kujtimet e kohës respektive.
Është Silvana Dhimolea. Ajo shquhet për racionalitetin e mendimit dhe t’i marrësh një intervistë është diçka e vështirë, pasi ajo nuk flet për veten e saj.
Një grua e maturuar, e bukur, me sy të qeshur, ta sjell bisedën sikur jemi mikesha prej shumë vitesh, pasi shpirti i saj dritëson duke treguar të vërtetën e pozitivizmit absolut që mbizotëron tek kjo grua e heshtur dhe një artiste që më surprizoi me ato pak fjalë që munda ti nxjerr nga biseda jonë.
Ka lindur në Tiranë në 1964 nga prindër intelektualë të përkushtuar në jetën e tyre profesionale dhe atë familjare.
Nëna ishte mësuese dhe babai ekonomist.
Jeta e saj që prej fëmijërisë vazhdoi në Vlorë, sepse familja u transferua kur ishte në moshën katër vjeçare.
-Kam qenë një fëmijë e lumtur, ëndërrimtare dhe më pëlqente e bukura në tërësinë e kudondodhur.
I ngjashëm me atë fëmijën e filmit “Jeta është e bukur” me Roberto Benignin, kur bukurinë e saj e kishin vrarë dhe modelet që na servireshin nuk më tërhiqnin dhe nuk i idealizoja dot,- shprehet Silvana .
Prindërit e saj si intelektualë që ishin dhe me principe për edukimin arsimor, ilustronin thënien e George Bernard Shaw -Ajo që duam është ta shohim fëmijën në kërkim të dijes, dhe jo dijen në ndjekje të fëmijës.-
Silvana ishte e e prirur për artin dhe në kinema e në shfaqje teatrale me prindërit, gjente veten dhe tek ajo “rritej” ideja për të vazhduar rrugën e artit, si e vetmja ëndërr e saj .
Nuk e kam kuptuar kurrë pse që kur isha fëmijë isha e orientuar nga Perëndimi.
Ndiqja me pasion televizionin italian që prej klasës së parë…
Canzionissimat të shtunave me Loreta Goxhin dhe Pipo Baudon, si dhe festivalin e Sanremos e emisionet e Marisa Lauritos ishin si magnet për mua.
Duke kaluar vite, kuptova se prirjet e mia ishin shumë të zhvilluara për fushën e modës.
Ajo filloi të krijoj që në moshën 11 vjeçare dhe dalëngadalë me punë ky pasion iu bë një realitet i domosdoshëm. Ajo vazhdon…
-Isha akoma fëmijë, por punoja si e rritur dhe spektri i punës përfshinte shumë gra intelektuale të Vlorës.(edhe pse ligjërisht ishte e ndaluar).
Për motive politike nuk më akorduan të drejtën e studimit vitin e parë, megjithëse rezultatet e shkollës së mesme ishin të shkëlqyera.-
Edhe pse ishte e trishtueshme kjo situatë, ajo nuk u dekurajua , por shkoi të punoj në ndërmarjen e veshjeve në Vlorë si punonjëse e thjeshtë me dy turne.
Ishte vetem 18 vjeç ,por me ëndrra të vrara.I tille ishte sistemi i asaj kohe .
Ajo dëgjoi zërin e shpirtit sepse kishte ëndrra te thella ne shpirtin e saj , qe si la te treteshin se bashku me zhgënjmin per te mos e realizuar ëndrren . Edhe pse kishte ndijime shpirtërore me dhimbje , nuk u dekurajua. Fatin e saj ajo e shikonte të mbështjellë me trishtim , por dhe me shpresë .Ajo vazhdon…
Falë punës, talentit, rezultateve të shkollës dhe reputacionit që kisha krijuar, fitova të drejtën e studimit për inxhinieri tekstile në të njëjtën panoramë politike që më kishte penalizuar një vit më parë.-
Universiteti, shprehet ajo, ishte nga periudhat më të bukura të jetës, pasi zhvillova pasionin e modës duke e futur në baza shkencore nga studimet në fakultet.
Vazhdoja në rrugën që kisha nisur edhe pse jo lineare, por besoja se ishte vetëm fillimi dhe e ardhmja do të kishte arsye për t’u ndjerë e lumtur në realizimin tim në fushën e vështirë, por të bukur të modës.
Pasi mbaroi shkollën, filloi punë si inxhiniere në byronë teknike të ndërmarjes që kishte punuar si punëtore.
Gëzonte respektin e kolektivit, sepse ja njihnin nga afër aftësitë dhe thjeshtësinë njerëzore që e karakterizonte.
-Nuk i kam parë kurrë njerëzit mbi baza klasore apo me idenë e urrejtjes për arsye subjektive. Dashuria njerëzore është induktuar tek unë nga gjeneza familjare, ku arsimi ka qënë primar në këtë aspekt prej gjyshërve të mi,- vazhdon ajo.
Me rënien e sistemit diktatorial në 1991 me familjen e saj, emigroi në Larisa të Greqisë, ku u integruan me aftësitë e tyre në jetën e atjeshme.
-Jo të gjitha anijet mbyten në stuhinë e rradhës në det të hapur,- thotë Silvana me atë buzëqeshje të shndritshme, plot dritë dhe shkëlqim.
Pas një pauze vazhdoi -Nuk zgjati shumë kohë dhe në vitin 1993 një punëtore, të cilën nuk e njihja nga afër, prezantoi emrin tim për një ndërmarje në Bari të Italisë në pozicion pune stiliste_modeliste teknike .
Nga stafi i kompanisë më kontaktuan dhe pas një prove konkrete praktike më konfirmuan kontratën e punës në Bari të Italisë.
Ishin çaste kur më dukej sikur më kishin katapultuar në një ëndërr të stilit “Abra kadabra.”
Të ndjekësh ëndrrat e tua zakonisht është më e lehtë të thuash sesa të bësh.
Më vjen ndërmend Oprah Winfrey kur shkruan -“Kam shumë gjëra për t’i vërtetuar vetes. Njëra është se mund ta jetoj jetën time pa frikë.” –
Kishte ardhur çasti i të vërtetës për të.
Para saj një horizont i ri…
Duhej shumë punë për tu konfirmuar, sepse pritshmëritë ishin të larta. Me përgjegjësi personale, përkushtim, studim i vazhdueshëm, këmbëngulje e punë të përqëndruar arriti realizimin e saj profesional.
-Hapësirat që m’u krijuan, pjesëmarrjet në evente dhe kontaktet me profesionistë të sektorit ndikuan në rritjen profesionale dhe pas katër vitesh në Bari u transferova në Milano, ku u hapën prespektiva të reja në firma të njohura në sektorin e Modës italiane- kumton me zë të qetë dhe të ulët.
Milano është një qytet që inspiron për jetën artistike që ofron.
Ajo ishte kurioze për gjithshka që kishte të bënte me Artin.
Italia është një thesar artistik në çdo kënd të vetin.
Puna që bëja, vazhdon ajo, kontaktet me kryeqytetet e modës dhe njerëzit më në zë të saj, vetëm sa konfirmuan se ëndrra ime empirike e fëmijërisë në fushën e modës ishte tejkaluar. Stoicizmi im dhe besimi në forcat e mia ishin shpërblyer dhe madje ndihesha e kompensuar nga jeta për gjithë pamundësinë e rinisë së herëshme.
Coco Chanel tashmë nuk i përkiste një planeti tjetër në mendimin tim, por ishte frymëzim në punën me modën duke ecur përpara me këshillën e saj “Një vajzë duhet të jetë dy gjëra: me klas dhe përrallore.”
Rruga nuk ndalej dhe stagnacioni nuk më përkiste mua. Nuk njihja pengesa dhe doja gjëra të vështira për të konkretizuar fuqinë e pasionit tim në fushën e modës.
“Ajo eshte një shpirt me shume sesa trup . Gjykojni te tjerët sipas thelbit te shpirtit te tyre dhe do te shihni se bukuria eshte një forcë drite qe rrezaton nga brenda jashtë “. Njerëz te mrekullueshëm jane ata qe kane njohur disfatat , vuajtjet , dhimbjen humbjen dhe serisht e kane gjetur rrugën e tyre.Jane ata qe kane buzëqeshur ndërkohe qe shpirti u qante .
Keta persona kane vlerësim , ndershmëri ndaj jetes e cila i mbush ata me shume dashuri . Njerëzit e mrekullueshëm nuk jane te tille rastësisht.
E shoh në sy dhe kuptoj se disfata është një pamundësi në punën dhe jetën e saj, pasi energjitë dhe pasioni janë armët që nuk i lëshon kurrë.
Por jeta e saj e cila vazhdonte ti ngjante një rruge në shpatin e malit, që as nuk duhet t’a humbiste dhe as t’a ndërpriste për asnjë arsye, nuk ishte vetëm ana familjare dhe profesionale, por edhe hobet e parealizuara prej fëmijërisë e më tej.
-Italia e artit dhe e kulturës botërore, Italia e Michelangelo dhe e Puccinit, e Sandro Botticellit dhe Dante Alighierit më zgjoi ëndrrat e fëmijërisë me ajrin e saj artistik,- vazhdon Silvana.
Që e vogël kisha dëshirë të mësoja një instrument muzikor, përveç bibliotekës që nuk më mungonte, por nuk e kisha realizuar këtë ënderr. Asnjëherë nuk është vonë të zhvillosh pasionet e fjetura.
Atëherë përse jo…
Të luaja në pianon e munguar në fëmijëri. Tashmë nuk pretendoja as classin e Nora Cashkut apo të Lola Astanova, por doja ta dominoja tastierën, doja të më bindej duke mbushur hapësirën e dhomës me tingujt magjikë të saj.-
Dhe kështu filloi kjo aventurë.
Gjithnjë në kërkim të vetvetes, në zbulim të pasioneve të fshehura, në realizimin e ëndrrave dhe dëshirave.
Edhe muzika klasike edhe muzeumet e artit edhe bukuritë e natyrës, deti, liqeni, mali, mbushin jetën time veç të tjerave,- shprehet ajo me sytë e qeshur.
-Miqësia është gjithmonë koncept remarkian në mendimin tim,- thotë Silvana.
Miqësia e saj e vlerëson shumë për komunikimin me inteligjencë, class dhe mirësi.
Ja si shkruan mikja e saj, poetja e lirikave pogradecare Rajmonda Shyti Kolovani: Më ka tërhequr një mikja ime Silvana Dhimolea duke luajtur në piano, i shikoja postimet e saj dy dhe tre herë. Po ja që mua e bukura më ngacmon, i vjedh një copëz bukuri dhe e kthej në vargje, thjesht një frymëzim i çastit.
Me duket thotë ajo cdo gjë qe hasim ne jete eshte poezi ,muzikë , pikturë …..Cdo cast i jetes sonë mund te përmbaj një poezi . Artistët mund te suprizojnë ” flakë per flakë me artin e tyre të bukur “. Gete thotë : ” Femrat jane kushurirat e artit ” tek Fausti…
Ja poezia që i kushtoi
Me ngelen syt mbi tastiere
Ku gishtat vallëzonin magjishem
Lëviznin ,flatëronin, zhdukeshin ne
Hapsiren e muzikës
Bëheshin ere, qeshnin , vajtonin , deheshin
Nëne ritmin e Mozartit derdheshin
Konturonin heshtjen
E shurdhët te Bethovenit .
U kredha mes valësh meditimi
U ndjeva si një krijesë e rralle
U mbusha me kënaqësi ne shpirt
Muzika si dashuri , me bëri
Me krahe .
Dhe poezisë që i kushtoi asaj, Silvana i përgjigjet me dedikimin e një melodie, që siç shprehet e kishte në mendje për herë të parë.
Melodia titullohet: Dolce Risveglio.(Rizgjim i ëmbël)
Ndërsa Kostandina Gegeni shkruan: Edhe unë s’ju ndaj dot, siç nuk ju ndan dot Kastriot Fetahu në komentin e tij. As shenjën e barazisë nuk jua vendos dot, sepse njëra luan melodinë e vetes, tjetra e vesh me petkun e poezisë. Po që të dyja janë pjesë e një të tëre.
Shpresa Rama: Gjuha e muzikës që na përkëdhel është kaq e bukur, me të cilën na përshëndet ti Silvana zemër.
Kurse Irena Jakova shkruan: Të përqëndrohesh në postimet e tua Silvana, dita merr ngjyra të tjera dhe shlodhja ka bukuri.
Nuk mund të lë pa përmendur bashkëpunimin e poetit Kastriot Fetahu me Silvanën.
Ja si shkruan Kastrioti : E pyeta se si e krijon një video poezi kaq të bukur si “Bohem”?!
Më shpjegoi… udhëtim… imagjinatë… teknikë.
Idetë nga inspirimi i poezisë dhe sinkronizimit të mëtejshëm të tyre në video…
Është Silvana Dimolea, artistja e pafjalë e paskuintave të kësaj faqeje letrare, që përcjell tek ju, të nderuar lexues, artin e saj ekselent.
Ndërsa Mimoza Sinoimeri : Kur bashkohen “Asat” As do jetë rezultati miqtë e mi.
Ndërsa Shpresa Rama shprehet:
Ne ketë vidio artistike Silvana ulet ne zemren e lexuesit si flutur mbi lule ,qe përhap pjalmin erëmir te artit nen tinguj muzike me arome jete ne shpirtin Bohem .
Ja kjo është artistja që luan me notat e zemrës dhe vesh imazhin poetik me artin e saj.
Ajo është model i fisnikërisë njerëzore. Një yll që shkëlqen, një vajzë fisnike me botë të madhe artistike që realizoi ëndrrat, duke u bërë një figurë e shquar, një etalon vlerash dhe virtytesh.
Ajo është shembëlltyra e një diamanti që ndriçon mbi tokë.
Ja ky është trendi i jetës së Silvanës, e cila në fund bën një retorikë filozofike të jetës duke e përcjell për ne.
Besoni dhe luftoni, mos u dekurajoni, pasi çastin e jetës e keni vetë në dorë.
Është puna juaj që do fshijë mirazhin e horizonteve të ëndrrave, duke i bërë realitet ato.
E ardhmja shpërblen ata që besojnë dhe që vazhdojnë ëndrrën e tyre.
Respekte pa fund për njerëz të tillë.
Është Silvana Dhimolea
Monza Itali 25/01/2024

