Gjatë viteve…Bujana Malaj

Bujana Malaj

GJATË VITEVE…

(Ese)

Gjatë viteve të jetës njeriu ëndërron gjithmonë më të mirën e vet , të familjes , të fëmijëve , të shoqërisë dhe çdo gjëje që mendon për të ecur normalisht në jetë.Në vitet e jetës time mbasi mora edhe rrugën e egër të emigracionit për arësye të ndryshme edhe pse në një moshë jo adolishente , por mendoja si një adolishente për të ardhmen dhe jetën jo vetëm të fëmijëve por edhe timen përse jo.

Rrugët e jetës më përplasen shumë sa herë herë mendoja që ndoshta edhe nuk do të ja dal , sa edhe mendimet për tu kthyer mbrapsht ndoshta ishin të shpeshta në fillimet e viteve të para.

Por jo.Vendosa që me çdo çmim do të vazhdoj rrugët e jetës drejt asaj që isha nisur me fëmijët dhe familjen time.

Eca , vazhdova , u rrëzova dhe u ngrita përsëri si të thuash u bë rutinë e viteve ulja dhe ngritja ime , rezistenca më dukej sikur është më e fortë se sfidat që më pengonin dhe vazhdoja , ndonëse në një vend krejt të huaj por këmbëngulja e të ekzistuarit dhe e mos dorëzimit për mua kaq qenë gjithmonë triumf i aventurave të mia të pafundme, të guximit që nuk më ka munguar kurrë.

Vitet kalonin , fëmijët rriteshin bashkë me kërkesat e tyre ndërsa unë zvogëlohesha sepse vështërsitë shtonin dhe përkrahnin njëra – tjetrën.

Fëmijët po kalonin në moshën e tyre të ndryshimeve jetësore dhe familjare duke zgjedhur secili rrugën e vet.

Kur shikoja gjyshër me mbesa e nipa futesha brenda dashurisë së tyre dhe unë në ndjesitë e një gjysheje megjithëse ( thoshja e kam shumë të vështirë të pranoj emrin gjyshe ) nga vetë aparenca sepse më dukej sikur do të pleqërohem shumë shpejt dhe nuk më përkiste.

Sa herë udhëtimeve nëpër metro të Londrës apo shëtitjet e gjata nëpër parqet pa fund të saj shikoja me adhurim gjyshërit me karrocat e nipërve apo të mbesave , ecjen dorë për dore bregut të Lumit Thames , kënaqësitë që ju sjellnin kur hypnin në London Eye apo parqeve të lodrave e tjerë e tjerë të pa fundme në Londër, fluturimet në avionë ku zërat e fëmijëve të duken si një pentagram i zgjedhur muzikor që nuk mundesh kurrsesi ti shmangesh e shumë e shumë përkujtime të tjera duke i shtuar bukurinë dhe mendimit për të patur nipa dhe mbesa brenda mureve të shtëpisë tande.

Megjithë këto dëshira në mes dëshirash të tjera , me kalimin e viteve u bëra dhe unë gjyshe e dy mbesave nga vajza e madhe.Ishte një ndjesi e jashtëzakonshëme ashtu siç e imagjinoja , ( por përsëri egoja ime ishte që emrin gjyshe nuk e duroja dot të thirrem).Një gëzim që pasoj njëri – tjetrin me dy mbesat e lumtur deri në sky ( qiell).

Mbesat po rriteshin dhe kishim nevojë të vinte dhe një fëmijë tjetër në jetë që të ripërtërinte përsëri gëzimin dhe harenë familjare në mes disa problemeve të tjera familjare si çdo familje tjetër.Nuk kaloj shumë kohë dhe kjo dëshirë e shumë pritur trokiti në derën tonë.Një fëmijë tani brenda familjes që do të rriste numrin e pasardhësve të derës dhe fisit tonë edhe pse larg në emigracion , larg Atdheut por që do ti përkiste po të dy atdheve tona ashtu si ardhja e mbesave pak vite më parë.

Një gëzim i madh , një nip nga ana e djalit që na bëri për të tretën herë gjyshër.Një nip që tashmë emri dhe mbiemri i tij i përkiste trojeve tona, gëzimit dhe mundimit e gjithçkaje që kishim.Ky fëmijë erdhi si një ëngjëll që për shumë gjëra na ndryshoj jetën e të gjithëve aq shumë e pritëm.Në sytë e tij shikonim plot dritë , plot jetë , plot buzëqeshje që bashkohej me tërë jetën tonë të përditshëme.Një kënaqësi e tejskajshme në rritjen e shpejtë të tij duke na dhënë çdo gjë që ai posodonte në atë moshë të vogël vetëm prej 2 apo 3 vjeç që ishte.

Pas moshës 2 vjeçare fëmija filloj duke ndryshuar pak ritmet e jetës që kishte deri atëherë. Ca shenja që unë vetë si nanë e si gjyshe zura ti konstatoj por pa zë.

Nuk doja ti besoja vetes as atyre që e kishin lindur , askujt nuk doja ti besoja sepse e tillë ishte lidhja jonë me të.

Kaluan ca muaj askush nuk fliste asgjë , askush nuk vinte re asgjë.

Ishin shenja pothuajse të padukshme për një çift të ri familjar ndërsa për mua si nanë e pesë fëmijëve e frikësuar nga humbja e fëmisë tim të parë 1 vjeç , kisha “frikë të flisja”.

Mendova që të kalojë edhe pak kohë , të jem më e sigurtë për çfarë kisha konstatuar ( gjë të cilën nuk doja kurrë të ishte e vërtetë ) , por të paktën paniku që do të vinte pas të ishte i “justifikuar”.Familja e re e porasandërtuar jetonin në shtëpinë e tyre jo shumë larg nga ne prindërit këtu në Londër.Në familjen time kishte dhe diçka tjetër që nuk shkonte përveç kësaj që po vinte.Si për ironinë e fatit nuk ndjenim qetësi.

Tani që u bëra gjyshe tre herë nuk kisha më arësye të “ gëzoj “ për nipërit apo mbesat e të tjerëve , as të atyre që ishin vendas anglezë , sepse në fund të fundit dhe këta kishin lindur aty , aty në Londër me të gjitha të drejtat e një nënshtetasi anglez.Vëmendjen e kisha përqëndruar vetëm tek nipi im.Gjithë fëmijët që shikoja më dukeshin se ishte ai , ai që nuk do të ishte ndoshta kurrë si ata.Sikur një “ tërmet” që bie dhe shkatërron gjithçka , ashtu ra dhe në familjen tonë.

Nuk kaloj shumë kohë edhe pse prindërit e tij dhe as vetë neve përsëri nuk donim të pranojmë një realitet të hidhur, por ishte gjaku ynë ishte gjëja më e shtrejtë që kishim midis nesh.

Ai ishte zemra e zemrës tonë.Për dy vite rradhazi mjekësia nuk konstatoj ndonjë gjë të madhe megjithëse interesimi i tyre më dukej sikur nuk ishte i mjaftueshëm.Në Londër kanë neglezhencën , nuk kanë atë përkujdesje të duhur të menjëhershëme.

Ngadalësimi i kujdesit të mjekësisë sipas meje bëri që sëmundja e nipit tonë të agravonte dhe ai kur u bë 4 vjeç atëherë i dhanë përcaktimin e diagnozës

AUTIK I SHKALLËS SË DYTË

Familja e tim biri po thuajse “ u shkatërrua” për neglizhencën e dikujt apo të fatit këtë akoma nuk e kemi kuptuar akoma.Ne u “ shkatërruam “ të gjithë si familje.Një dhimbje që e hasën çdo ditë në jetën tënde.Një dhimbje që je i detyruar ta pranosh deshte apo nuk deshte.Një dhimbje që të dhemb gjithë jetën , por të jep dhe forcë për të përballuar vazhdimin e jetës.

Një dhimbje që çdo ditë vjen në agravim , një dhimbje që të vret çdo ditë kur e shikon ndryshe nga moshatarët e tij, por me një dashuri dhe përkushtim që nuk i mungon asgjë nga prindërit e tij.

Kështu që në familjen tonë idhte diçka ndryshe , ndryshe që nuk e kishim menduar kurrë. Jashtë çdo dëshire që nuk mund të dilje më tepër se kaq mifis nesh po rritej një fëmijë ndryshe i cili tërhoqi vëmendjen dhe dashurinë e të gjithëve.

Ai është dashuria e të gjithë neve edhe pse për arësye të ndryshme është i vetëm pa motër , pa vëlla ai është gjithçka për ne , për mamin e tij të cilën e falenderoj me shpirt mbi dhimbjen që ka i jep një dashuri dhe integrim aq sa mund të marrin në ato kushte shëndeti , që nuk i mungon asgjë , por ndryshe nga të tjerët.

Më digjet shpirti flakë dhe për djalin tim që patën këtë fat të pazakontë në gjithë rrjetin shumë të madh familjar që kemi dhe i jep një dashuri dhe mirëkuptim të plotë fëmijës së tij duke i plotësuar gjithçka ç’farë mund ta bëjnë të lumtur në aftësitë e kuptimit që ai posedon.

Atij nuk i mungon asgjë çfarë mundemi ne ti japim , ndërsa ne na mungon gjthçka e tij që ka një jetë ndryshe të tjerëve.

Ai sot është në shkollë me të tjerët me ata që askush nuk dëshiron të ketë fëmijë të kësaj kategorie të sëmurë , por një gjë është e sigurtë që dashuri dhe përkujdesje kanë më tepër se nga të gjithë shtresat e tjera.

Kjo vjen falë prindërve të tij , neve që e rrethojmë me aq sa ai pranon dhe falë edhe shtetit që i siguron pjesën dërmuese të përkujdesjes jo vetëm ndaj tij por të gjithë asaj shtrese të tillë.

Nuk e di se si sot mu mbushë mendja që të ndaj këtë histori familjare me ju të dashur miq , por më tepër dhe si një mesazh për të gjithë ato familje dhe prindër që gjenden po në të njëjtën histori.

Ne jemi prindër, gjyshër dhe fëmijët , mbesat , nipat do ti duam ashtu siç janë ashtu si e kemi patur rriskun dhe fatin tonë.

Kjo shtresë fëmijësh vërtet është një vështirësi ojashtë zakonisht për të menaxhuar jetën e tyre të përditshëme , por mos harroni se janë dhe forcë për të treguar se jeta nuk vjen sikur e duam apo e meritojmë , por vjen për ta pranuar ashtu siç është.

Çdo njeri në jetën e vet mundohet të jetë human për të pranuar jetën sikur të vijë dhe unë u “ pajtova “ me çfarë halli më solli jeta sikur nuk më mjaftonin hallet e tjera , por zoti më dha më tepër forcë për të qenë në mbështetjen e fëmijëve të mij ashtu siç fati ua ka sjellë jetën dhe jo vetëm.

Përpost humanizmit tim me dekada e vite , në njerëz në nevojë , në njerëz të sëmurë , shpia azilantësh pleqërie, në shtëpi jetimore e tjerë e tjerë gjatë jetës time sipas mundësisë time personale dhe familjare.

Vitet e fundit duke marrë shkas dhe duke e lidhur këtë histori timen me një fëmijë të sëmurë autik prej 13 vitesh , humanizmi im ka marrë kahje tjetër me aq mundësi të vogla që kam sot sepse jeta ka ardh duke u rritur vështirësish , mundohem të kontriboj në shtresën e këtyre fëmijëve më tepër në Atdheun tim , Tiranë dhe një nismë e re në vendlindjen e fëmijëve të mi në qytetin e bukur të Peshkopisë sa do pak për të përmbushur dhe jetën time të vështirë deri këtu ku jam dhe për të plotësuar vitet e mia si pensioniste dhe në moshë.

Unë nuk heq dorë nga humanizmi sa do i vogël qoftë në mundësitë e mia për këtë kategori fëmijësh sepse këta janë pjesa që më mbushë me lumturi në ditët apo vitet e mbetura.

Përqafimet e tyre më mbushin terrin me dritë ashtu siç më mbushë nipi im që është i kësaj diagnoze prej kaq vitesh.

Nëna , që merreni me rritjen e këtyre fëmijëve të tillë , jeni heroina të vërteta të shoqërisë që meritoni gjithçka të mirë në jetë dhe zoti që ua ka dërguar këtë peshë të madhe në jetën tuaj ua kompesoftë me forcë , shëndet e kurajo !

Kjo histori e thënë dhe e shkruar nga unë mund të vlejë si një mesazh force për ju që jeni ashtu si unë e si shumë e shumë të tjerë për të vazhduar jetën përpara dhe mos të dorëzohemi në asnjë çast , për asnjë arësye dhe koha qoftë dëshmitari më i denjë i jetës tuaj ndoshta dhe për ndryshime të mëdha…..

Unë kam shumë histori dhe ngjarje që do ti ndajë me ju të dashur lexues dhe ndjekës të mi përpost se janë hedhur dhe në faqet e Romanit tim por kur i ndaj kështu një e nga një më duket se e kam më të lehtë.

Tani muajt e pranverës janë muaj maratone që ua kushtojnë fëmijëve autikë në Londër e jo vetëm ku dhe unë do të mundohem të jem pjesë e kësaj maratone sa do pak në mbështetje të nipit tim bashkë me familjarët e mi, jo vetëm për nipin por edhe për fëmijët e tjerë.

Dashuria e nanës të uroj një jetë sa më të gjatë afër prindërve dhe gjithë njerëzve që të duam pa kufi…love you &all the best ❤️

12mars2026london

nga b&m !