Në vargjet e Ajet Serjanit ndërthuret bukuria e vëndlindjes,natyrës dhe hapësirës së gjerë të detit-Nga Çano Nora

Nga ÇANO NORA

Ajet Serjani ,me origjinë nga.Sasaj,Sarandë ,ka punuar  për shumë vite si ndihmës mjek ,duke i  shërbyer  me përkushtim  shëndetit të njerëzve.Një pjesë të mirë të jetës së tij e ka kaluar  në ushtri ,si dhe  në.Degën e Punëve të Brendëshme në Sarandë.Ajeti krahas profesionit ,ka pasur pasion letërsinë  dhe shkrimin ,duke ruajtur mbresa,ngjarje  dhe përjetime  nga jeta e tij ndër vite .Fryt i këtij pasioni është edhe libri i tij me titull”Një jetë  në shërbim të shëndetit të njerëzve”.Ky libër është një tregues dhe ka vlera dokumentare për lexuesin.

Ja si shkruan poeti te poezia”peizazh”

Natën sheh fshatin të mbushur me drita,

Ditën portokallet dhe limonat në ara,

Qingjat që pinë ujë në korita,

Detin e gjerë ,të pafund,përpara.

Në këtë poezi ,Ajet Serjani ,sjell  nëpërmjet vargjeve të thjeshta,por plotë ndjenjë ,pamjen e bukur  të vëndlindjes  duke ndërthurur  natyrën ,jetën fshatare  dhe hapësirën e gjerë të detit.Në vargjet e mësipërme poeti krijon një tablo  të gjallë peizazhi ,ku drita e natës ,gjelbërimi i ditës dhe gjallëria e jetës fshatare ndërthuren natyrshëm me hapësirën e pafund të detit.Figuracioni është  i gjetur me kujdes dhe i kuptushëm ,duke treguar lidhjen e fortë të autorit me vëndlindjen ku ka lindur dhe jetuar .Pamjet e portokalleve ,limonave ,qingjave dhe detit ,nuk janë vetëm elementë të natyrës ,por edhe shenja të nostalgjisë  dhe mallëngjimit,që e bëjnë poezinë të tingëllojë si një përshëndetje e dashur  për vëndlindjen.

Dhe poeti vazhdon:

Lisat e lartë  dhe ullinjtë shekullorë,

Që kanë mbjellë e rritur të parët,

Zilet e ëmbla e deshtë me këmborë,

Këngët e kaltra që këndojnë bregdetarët.

Poeti A.Serjani e pasuron më tej tablonë e peizazhit me elemente që lidhen me traditën,historinë dhe jetën baritore të bregdetit.Në këto vargje ndjehet qartë li dhja e fortë me të parët e tyre që kanë jetuar  në këto treva.Lisat dhe ullinjtë shekullorë simbolizojnë qëndrueshmërinë ,vazhdimësinë  dhe kujtesën e të parëve ,ndërsa tingulli i këmborëve  dhe këngët e bregdetarëve sjellin gjallërinë e jetës  së përditëshme dhe traditën e ruajtur ndër vite.

Poeti nuk përshkruan vetëm natyrën ,por edhe shpirtin e vëndit.Nëpërmjet këtyre figurave ,ai krijon një atmosferë  të ngrohtë,ku bashkohen historia familjare,jeta baritore  dhe kultura popullore.Kjo  e bën poezinë “Peizazh”të mos jetë vetëm një përshkrim i bukurisë së vëndit ,por një shprehje e dashurisë  për tokën e të parëve dhe  për jetën e thjeshtë ,por të pasur shpirtërisht të bregdetarëve.

Në këtë mënyrë poezia merr vlerë e lartësohet edhe si nostalgji ,edhe si këngë për vëndlindjen.Vargjet e poezisë “Trimi i etur” i kushtohen figurës heroike të Vasil Laçit ,një nga dëshmorët më të njohur të rezistencës shqiptare kundër pushtimit fashist.

Vasil Laçi nga krahina jonë,

Kërkoi një krehër para se të vdiste,

Në zemrën e tij ndjenja të bukura i vlojnë,

Çastin solemn  me krenari e priste.

Në këto vargje autori përqëndrohet  te çasti i fundit i jetës së tij ,duke e paraqitur heroin me dinjitet,trim e krenar.

” Vëndlindja krahina jonë,

Kërkoi një krehër  para se të vdiste”.

Këtu poeti thekson prejardhjen e heroit ,duke e afruar me.vëndlindjen  dhe me njerëzit e krahinës.Kërkesa për një krehër  para vdekjes  është një detaj shumë domethënës.

“Në zemrën e tij  ndjenja të bukura binin,

Çastin solemn me krenari e priste”.

Këto vargje zbulojnë botën e brendëshme të heroit.Ai nuk paraqitet  i frikësuar ,por krenar për atë që ka bërë.Në këtë strofë poeti synon të tregojë se trimëria nuk është vetëm një veprim ,por edhe mënyrën se si përballet njeriu me vdekjen.Figura e Vasil Laçit paraqitet si hero i vetëdijshëm  dhe krenar ,që shkon drejt sakrificës  me dinjitet.

Dhe poezia mbyllet me vargjet:

Vasil Laçi jeton ashtu i pastër,i bukur,

Se trimat  me virtyte nuk vdesin kurrë,

Mbeti një qiell plotë diell i purpurt,

I ri nga mosha,por nga karakteri burrë.

Është një përfundim shumë domethënës dhe tipik për poezitë   kushtuar figurës heroike te Vasil Laçit të paprekur nga koha .”Se trimat  me virtyte nuk vdesin kurrë”.Ky është mesazhi kryesor i poezisë .Heroi mund të vdesë ,por virtyti ,sakrifica dhe atdhedashuria  e bëjnë të pavdekshëm në histori.

“Mbeti një qiell ,plotë diell i purpurt”.Figura e qiellit me diell të purpurt është simbolike.Purpuri,gjaku i derdhur për atdheun,dielli,madhështia dhe lartësimi  i figurës së heroit.

” i ri nga mosha ,por nga karakteri burrë”.

Ky varg është shumë i goditur artistikisht.Poeti thekson kontrastin:i ri në moshë,Vasili ishte djalë i ri.Dhe “burrë me karakter”,kishte pjekuri dhe vendosmëri të rrallë.

Si përfundim poezia ” Trim i etur” është një poezi  me temë patriotike ,ku autori ngre lartë figurën e Vasil Laçit ,duke.e paraqitur si simbol të trimërisë.Nëpërmjet vargjeve poeti ndërthur faktin historik  me emocionin lirik  dhe me idealizmin e figurës së heroit.Fjala “çast solemn”e kthen momentin  e vdekjes  në një akt të shenjtë,jo në një humbje.Në.strofën ndërmjetëse të poezisë,autori  e paraqet heroin  si njeri me ndjenja të larta ,i cili e di se po shkon drejt vdekjes ,por nuk e humbet krenarinë.

Heroi nuk vdes si viktimë ,por si një njeri që zgjedh të qëndrojë i drejtë gjer në fund.

Strofa” Vasili jeton ….”.Kjo është kulmi i poezisë.Vargjet e poezisë me titull” Pranvera”,janë të ndjera,plotë gjallëri  dhe që përcjellin shumë bukur ardhjen e stinës së re.Në këtë poezi autori sjell  një atmosferë  të gëzueshme  dhe plotë jetë,ku natyra zgjohet dhe gjithçka merr gjallëri.Që në vargjet e para:

Po këndon bilbili,

Në kopshte fryn era,

Po shpërthen tërfili,

Si ditët e reja.

Poeti Serjani përdor figura poetike ,si bilbili,era,tërfili,të cilat simbolizojnë ringjalljen ,freskinë dhe shpresën që sjell pranvera.

Në strofën tjetër:

Zogu im i bukur,

 Çdo mëngjes më vjen,

Ti më bën të lumtur,

Me zërin që sjell.

Ajet Serjani e bën natyrën më personale ,duke e kthyer zogun në një mik të afërt ,që sjell gëzim  çdo mëngjes .Këtu ndjehet  një ndjenjë dashurie  për jetën dhe natyrën ,tipike për poezinë  me temë pranverore .Në tërësi këto vargje karakterizohen  nga vargje të bukur poetikë,me figuracion të zgjedhur .

Dhe te strofa e fundit:

“Çelin trendafilat,

Si agu kur vjen,

Dhe vajzat e djeshme,

Nuse seç i gjen.

Strofa mbyllëse e poezisë,e plotëson shumë bukur idenë e ringjalljes dhe të gëzimit  që sjell kjo stinë.Në këto vagje autori përdor figurën e trendafilave që çelin  si simbol i bukurisë  dhe i jetës së re.Krshasimi”si një zog kur vjen”është domethënës  sepse agimi përfaqëson një  fillim të ri në natyrë dhe në jetën e përditëshme.

Dy vargjet e fundit” Dhe vajzat e djeshme,

Nuse po i gjen”e zgjerojnë kuptimin e pranverës .Pranvera  paraqitet si stinë e dashurisë ,e martesave  dhe e vazhdimësisë së jetës.Vajzat që bëhen nuse  tregojnë kalimin nga rinia  në një fazë të re të jetës,duke e bërë pranverën  jo vetëm stinë të natyrës,por dhe stinë të lumturisë njerëzore.Në këtë mënyrë poezia mbyllet me një ndjenjë :gëzim,ripërtëritje,shpresë dhe vazhdimësi të jetës.