Dialog në largësi- Kujtim N. Mullai

Nga CIKLI: "NGJYRA DASHURIE"
DIALOG NË LARGËSI
(Paralele me fabulën
"DHELPRA DHE RUSHTË")
AJO: - Po, po, mos pyet!
Qënka mirë, vërtet,
E folura nga larg!
Pse, jo!
E heqim nga mendja
takimin;
Të mos ndihemi
Si të zënë në çark!
AI : - Oh,ç'lajm!
Do ta bëjmë gjumin rehat,
Zemra do na rrahë sahat!...
Sa për dëshirën e vjetër,
Ja lemë botës tjetër!
15 mars 2026