Pranvera Hyseni – krenari kombëtare-Sadik Emroja

PRANVERA HYSENI – KRENARI KOMBËTARE

Në Teksas, një emër nga Kosova u bë pjesë e historisë së shkencës ndërkombëtare. Astronomja Pranvera Hyseni fitoi çmimin prestigjioz “Stephen E. Dwornik”, i cili ndahet çdo vit për prezantimin më të mirë shkencor nga studentët e doktoraturës në Konferencën e Shkencave Planetare dhe Hënore.

Ky vlerësim, i ndarë nga Divizioni Planetar i Shoqatës Amerikane të Gjeologjisë, është një nga më të rëndësishmit në fushën e shkencave planetare. Ky çmim e vendos Pranvera Hysenin në mesin e studiuesve më premtues të botës, duke e bërë Kosovën pjesë të hartës ndërkombëtare të kërkimeve shkencore.

Reagimet ndërkombëtare e cilësuan prezantimin e saj si një kombinim të rrallë të qartësisë shkencore dhe vizionit kërkimor, ndërsa mediat e huaja e theksuan faktin se një studente nga Malisheva-Republika e Kosovës arriti suksesin më të lartë mes mijëra pjesmarrësve. Mediat vendase e përshkruan suksesin si krenari kombëtare, duke e parë Pranverën si një shembull frymzues për të rinjtë që meren me shkencë.

Ky çmim nuk është thjesht një medalje akademike dhe një mesazh i fuqishëm se pasioni dhe këmbëngulja mund të kapërcejnë kufijtë e një vendi të vogël dhe të shndërrohen në histori suksesi globale. Pranvera Hyseni është sot jo vetëm një shkencëtare e dalluar, por edhe një simbol i aspiratës së Kosovës për të qenë pjesë e zhvillimeve më të mëdha në shkencë. Sadik Emroja, Mars 2026