Përktheu: Ervina Toptani

Të gjithë jemi vetëm, lindim vetëm, vdesim vetëm dhe një ditë të gjithë do të kthejmë kokën pas për të kuptuar çfarë kemi bërë realisht me jetën tonë dhe do të shohim se, pavarësisht shoqërisë që kemi pasur, pavarësisht familjes apo punës, kemi qenë vetëm gjatë gjithë rrugëtimit. Nuk po them që kemi qenë të vetmuar, ka mjaft ndryshim mes të dyjave. Ndaj e vetmja gjë me mend që mund të bëjmë gjatë këtij rrugëtimi, është respekti për veten, për ta ngritur veten në një nivel intelektual që të jetojmë më mirë.
Nuk e kuptoj si mund të mos e respektosh veten dhe të kërkosh lumturinë tënde në zemrat dhe mendjet e të tjerëve. Shumica s’kanë kuptuar asgje nga jeta.