Kriminel Imagjinar…Vullnet Mato

Vullnet Mato
 
 
Freskita, Freskita,
me shumë mall të prita,
te parku i blerimit,
në stolin e takimit...
Me yjet e natës u grinda,
por dot nuk i binda,
se yll tjetër s’ka për mua,
vetëm Freskitën, dua!


Gjithë cigaret tymosa,
derisa durimin e sosa…
Ndoshta të kanë penguar,
që më le të vetmuar…


Dhe kur isha duke ikur,
policia më ndali papritur,
më çuan për t’u hetuar,
me pranga në duar;


Si kriminel i dyshuar,
për grabitje i akuzuar:
farmaci nate sulmuar,
me pistoletë kërcënuar…


Jam i pastër, si drita,
pëshpërita, moj, Freskita!
Ndonëse buzët e ëmbla të tua,
m’u bënë hekura në duar!


U thashë, jam dashuruar,
me një yll të vonuar!…
Në mesditë, më liruan,
kur mesazhin tënd lexuan;
Në celular kishe caktuar,
vendin, për t’u takuar...
Moj Freskita, e dashuruar,
me kriminel të imagjinuar...