
Poezia, ilaç që shëron plagë përjetë.
Aty ku shpirti derdhet si ujvarë,
Vargon dhimbjen, gëzimin, nuk pret,
Prin botën dhe jetën si trim i marë.
Poezia është dritë që nuk fiket kurrë.
Kështu do doja të ishte gjithë njerëzia,
Mos të kishte xhelozi midis grua-burrë,
Të lulëzonte gjithmonë paqja dhe dashuria.
Poezia është si nënë e dytë, më mëson.
Gërshetoj dhimbjen dhe lotin nëpër fletë,
Shpirtin, lumturinë, dashurinë bekon,
Jetës i jap dritë, e ngjyros me të blertë.