
POEZIA IME !!!
Mora penën dhe po shkruaj për ty poezi,
Netëve të gjata pa gjumë unë rri,
Më je bërë mikja më e mirë ti,
Nuk të ndaj kurrë ty e mira poezi !
Fluturo poezia ime fluturo,
Majave më të larta udhëto,
Si ylberi që del mbas shiut rrezato ,
Poezi të kam në zëmër dhe të dua përgjithmonë !
Gjuhën shqipe më të bukur,
Unë këndoj,dhe vargjet i rradhis, i zbukuroj,
Poeti shkruan poezi dhe nuk rri,
Poezi ti më jep jetë, je mrekulli !
Shkruaj për zogjtë për pemët, natyrën,
Për fushat, kodrat, brigjet, malet,
Erdhi Pranvera me lule shqera,
Dielli shkëlqen si nga hera,
Dhe shpirti i poetit ndrin përherra!
Autore : @Afroviti Kruti