Atdheu si zjarri i Prometeut-Nga Keze Kozeta Zylo

Nga Keze Kozeta Zylo
 
 
E dhimbshme kur mërgoke larg,
me avionin e kohës krahthyer,
kjo ndihet kur vjeshta troket në prag,
mbi thinjat dhe mallin përthyer.
Në mërgim Atdheun e dashke njëqind fish,
sidomos kur Iagot ia kanë rrëmbyer gjithçka,
por ti prapë mallin e ke në gjak e në mish,
dhe me zërin e shpirtit flet: “Si Shqipëria s’ka”!


Atdheu më ngroh si zjarri i Prometeut,
dhe djeg si vullkan ata që e poshtërojnë,
ai na shenjtëron me eshtrat e Skënderbeut,
dhe lan mëkatet tona që aq shumë gëlojnë…


Unë jam një oqeanike atje ku fati më hodhi,
dhe fle mbi dallgë, si dikur mbi Vjosën time,
me dashurinë njerëzore Nju Jorku na mblodhi,
por Atdheun na tha: “Mos e bëni copë e thërrime”


E di për atë që ka ves do rrëmojë ndër cepa,
se vesi thonë të parët vdes me shpirtin,
por unë jam autoktone sa ç’është dhe xhubleta,
ku fijezat neper thilete si xixellonja shndrisin.


Atdheu është mall që djeg e përvëlon,
edhe pse të shiturit ma rrethojnë me gardh,
por unë besoj se një ditë do të kalojmë,
tek Perëdia në ditën e gjykimit të madh.
Në kujtime të ëmbla po aq dhe të idhta,
Atdheun e kam peng që s’dorëzohet kurrë,
edhe kur ma shajnë me fjalët më të pista,
Bëhem Shote Galica dhe qëndroj si burrë!
21 Mars, 2026
Manhattan, New York