Alma Begaj

Mbi supet e rënda të Korabit të lartë,
Ku qielli puth tokën gri në të artë,
Ulet një dritë, e kulluar, e qartë,
Zgjon te njeriu atë që është e lashtë.
S’ka nevojë për zhurmë, as për piskamë,
Sublimja banon në një grimcëz harrese,
Në përqafim krahësh, a një ritëm puthjesh,
Që thurin bashkë fillin e çdo shprese.
Rëra e kohës rrjedh gishtave ngadalë,
Por gjurma e shpirtit mbetet gdhendur,
Si një fjalë e pathënë, a dallgë në shtrëngatë,
Që kthehet në breg, e urtë, jo e çmendur.
Atje ku mbaron fjala e fillon përjetësia,
Ku loti i gëzimit bëhet një lumë,
Aty lind vargu, aty vdes vetmia,
Bota nis zgjohet kur jemi në gjumë.
“Poezia nuk është vetëm shprehje e ndjenjës, por një ngritje e qenies drejt asaj që nuk ka fund.”
Alma Begaj
21.03.2026