Eh, jam si qiell vjeshte-Flora Gjondedaj Dervishi

Flora Gjondedaj Dervishi


Eh, jam si qiell vjeshte, gri ,gri
melankolike si këngë kumrie ,
që gjumin ma prish në agim ...

Drejt teje po vij ATI I'm
me avion ere ,
Ashtu siç vij qindra here
me mendime
qindra here...

Sëlargu I shoh malet,
që Joni I lan ne smerald
rremoj për të vertetat e legjendat,
dhe gezohem qe je aty,
e prape mbetesh Mal ...

Kokëulur gjithçka e përshëndes
Teksa vishem me vel mjegulle
hënës qerpikëart I buzëqesh

Sërisht më duhet urtësia jote ,
sërisht mençuria , kur koha luan
çmendurisht ,

dua të pyes
Kush dhemb me tepër?
plaga e plumbit apo amanetet
Plage bëhen sërisht ?!?