S'lë skutë pa gjurmuar s'lë as shteg.
Botēn thu kam zaptuar por rënē n'hendek.
Hajne e sfilitur shti dorë gjithqysh.
Me bukën time kurrë s'ban yrysh.
Ndjellë shejtanlli çdo kund shkon vërdallë.
Përçarje vëllazërore gjithmonë përçarë.
Engjëllore shtrirur me dreqin në gji.
Dredhitë e babëzitë infektuar n’përditësi.
Nën hijen e origjinën time çdo vrimë më ndjek.
Në muzên e bukën e tjetrit mos cekë.
Po s’ta dha zoti as truri s’ta dha.
Me ordinacët e tu kurrë s’ngre kala.
N’më cekë n’ndjenjē e n’sofër e n’vllazëni.
Hapë udhë pasojave nji e nga nji .
Ai vend i luanëve baballarët e mi derdhën gjak.
Jo zhurma e zhabave që gërrhasin n’batak.
Qyl shkep e arrno sa në udhë sa në ferrë.
Katranosur nxirosur bërë skëterrë.
Se ç'fsheh nën lëkurë as Drini se lajë.
Ordinacëve që t'lëpihen
