Zhgënjim-Ela Zdrava

Fiks 15 vjet me parë kam besuar 100% këtë ndjesi, që kam shkruar, ndersa sot e besoj 1000%…
Kush nga ju ndihet pjese e vargut tim?
 
Zhgënjim
Ata, që më zhgënjyen,
dhe pse u besova më shumë,
fatmirësisht nuk kalojnë
më nga rruga ime,
për fatin e tyre të keq
u aksidentuan fatalisht
në rrethrrotullimin e besimit tim,
dhe sa herë, që kaloj andej,
i bie bories për të kujtuar,
se duhet ti besoj vetëm vetes.
23/03/2011
Vëllimi poetik “Jeta është e jotja”
©Ela Zdrava
highlight highlightseveryonefollowers
highlightseveryone hightlightfollowers highlights2025 highlightsシ゚ highlights
videoemocionale
spokenword