Dhe  djalli,ndonjëherë,nuk është krejt i zi-Nga Përparim   Hysi

Dhe  DJALLI,ndonjëherë,nuk është krejt i zi
                     (tregim)

Nga Përparim   Hysi


  Para së gjithash, u them lexuesëve se unë nuk kam qenë dëshmitar okular në ç’ka do t’ju tregoj më poshtë. Por,sidoqoftë, informacioni që mora qe, nga një njeri i besuar.Arsyeja tjetër është se protagonist i këtij tregimi është një kushëri imi. E sa qëndron e vërteta në këtë tregim,po mbrohem me fjalët e një GJENIU. Me fjalët e AT GJERGJ FISHTËS,që kur mbaroi këngën për MARASH UCIN,thotë,mes tjerash:”… oh, atje s’kena kanë,por kështu na kanë thanë”. Edhe një herë tjetër,kam folur për këtë ndodhi dhe,nëse po tregoj prapë, inkurajimin e kam marrë nga një GJENI tjetër:nga ISMAIL  KADARE! Ky ka thënë:” NJë autor mund t’I kthehet,kur do, një shkrimi të vet.Dhe ka të drejtën e plotë”. Mendoj se deri këtu e kam faqen e bardhë para lexuesit dhe ndaj po vazhdoj.                                                       *
Qe bonifikuar këneta e TËRBUFIT,nga më të mëdhatë në vend, me dhjetëmijë hektarë. Hapej një front i madh për bujqësinë dhe,ngaqë kjo kënetë,ndodhej në rrethin e LUSHNJES, qeveria organizoi në LUSHNJE një seminar kombëtar me specialistë të bujqësisë në rrethe. Vet kryeministri,Mehmet Shehu që ishte,siç mendonte,specialist bujqësie,jo vetëm e drejtonte seminarin,por dhe mbajti referatin model,se si  duhej punuar mbi këtë sipërfaqe të madhe toke. Dihej autoriteti i tij në qeveri(ku peshonte “rëndë”,pas njëshit,sigurisht). Dihej gjithashtu që,sado kryeministër, ai si specialist bujqësie,kish marrë një parcelë ekspermentale,ku punoi vet me traktor,në ND.B.të SUKTHIT. Mbajti referatin dhe,mes tjerash, bënte prognozën: “… tani e tutje, ishin tokat ujore të kënetës së TËRBUFIT,duke i punuar në”formë kurriz peshku” do japin redimente të larta. Natyrisht,pati  ovacione. Po kur thonë,andej nga VERIU i vendit tonë.” Kadal bek/se ka hendek…
Me leje, u ngrit dikush. Ju dëgjova me vëmendje dhe nuk mund të mbyllim sytë,sidomos ne që paguhemi për bujqësinë,për këto aritje,por shoku Kryeministër,tokat e Tërbufit janë toka kripore dhe nuk mund të punohen si”kurriz peshku”.
– Kush je ti?- sokëlliu kryeministri.
-Unë jam SYRJA HYSI,kryeagronomi.
-Dil përjasha!!!
– Unë përjashta do dalë,se ju jini kryeministër.
– Përjashta dhe që sot je i pushuar!
– Për të pushuar, nuk më pushon dot,se sa peshoj unë,aq ka harxhuar qeveria për mua që më specalizoi jashtë shtetit.
-Mos më trego mua harxhe,por përjashta!
Mbasi u largua,”prishësi i qetësisë”, seminari  ia arriti qëllimit dhe,ngaqë kryeministri ishte qejfli gjahu,pas seminarit me shpurën e gjahtarëve arritën në pyjet nl rrethina e Divjakës.
                                                          *  
Gjahu shkoi aq mbarë dhe kur u stivosën kapicat e”viktimave”,për herë të parë,kryeministri qeshi dhe shpura i mbajti “ison”. Kot nuk thonë:”Kur je në qejf,as zgjebja nuk të ha”. E preu të qeshurit dhe iu drejtua njërit prej”trimave”që e shoqëronin.
-More si quhej ai “rebeli” që nxora jashtë?
– SYRJA  HYSI,- tha “kaleci”-HYSI,-përsëriti si me vete,kryeministri
-Mos është nga Skrapari,ky?
– Nga VËRZHEZHA dhe është i biri ,i PASHO HYSIT.
– Ashtu,ë… dhe heshti.
Ndërkaq, si për t’i ardhur në ndihmë,heshtjes të kryeministrit,në afërsi të pyllit u dëgjua një fyell. Kryeministri u bë sy e veshë. Sakaq.u bë i vogël dhe iu kujtua CORRUSHI,fshati tij në MALLAKASTËR,dhe ai duke i rënë fyellit,si ky fyelltari i padukshëm.
– I rënka bukur qerratai,-foli i këndellur kryeministri. A nuk ma gjeni dhe të vijë,të argëtohemi pak?  Vrapoi “shpura” dhe e gjeti.  Fyelltari qe një nxënës i klasës së shtatë(Shkolla atëkohë qe 7-vjeçare) që ruante dhëntë e tij.
– Ore,- i thanë,- a vjen  t’i biesh fyellit se janë dhe ca burra të tjerë.
– Vij,- tha,- pa e prishur terezinëKur mbrriti,kryeministri i tha:
– Vet e ke mësuar fyelilin.
-Ëhë,(shpura u shqetësua nga kjo”ëhë). Kryemistri buzëqeshi. Shpura u”çlirua” dhe u fut në lëkurën e të madhit.
-Po hë,- vazhdoi i”madhi”,me se do na kënaqësh?
-Do marrë avazin”Kur dhëntë shkojnë për ujë”,-tha fyelttari.
-Të lumtë,por si vete me mësime?
-Jam me të gjitha pesa (nota më e lartë deri nga viti 1968 kur u riorganizua arsimi). Ja dje të shtunën,- tha djali,në Lexim Letrar,kishim “Fyelli i Marsiasit” dhe mua më vuri  pesë mësuesja. 
-Ashtu,ë?
– Po a ke qejf të vazdosh shkollën?
-Aha,- foli ezber fyelltari,- në shkollë nuk më çon dot.
– Si,nuk të çokam dot?!!!
– Nuk më çon dot,se babai im  është kulak !!!
-Kulaak,-mend lebetiti mjedisi.
-Po pse e kanë bërë kulak baban?
Babai im ka qenë partizan,por kooperativën nuk e do. Nuk u fut. Nuk u fut ai,por ia futën këta,-tha pa e prishur terezinë djaloshi i vogël. Aha,- thotë pepja im,- në kooperativë është puna me urdhëra dhe nuk më pëlqen,-thotë
_ Mirë,- i dha fund “shfaqjes”,i madhi. -Rrofsh,se na kënaqe.
Ndërsa  fyelltari i vogël hyri në pyll, Kryeministri foli:
– Dëgjo,ILAZ (ILAZ REKA,atëkohë,sekretar i parë i komitetit të partisë në Lushnje),të shikohet kulakllëku i këtij që ka qenë partizan dhe ky djali i fyellit, mot drejt e në LICEUN ARTISTIK.
                                                    *
Epilog
            Të gjithë historinë ma tregoi një agronom pjesëmarrës që dinte lidhjen time me Kryeagronomin SYRJA PASHO HYSI. Sa i tregova timeti për “rebelimin  e Syrjait” dhe ndëshkimin ga kryemistri,babai im tha:”Ndonjëherë, nga sherri vjen hairi”. Kryeministri do qetësohet dhe do  gjykojë me urtësi. Dhe vërtet kështu ndodhi; SYRJA HYSI u transferua si këshlitar bujqësie pranë Kryeministrit;më vonë zv-ministër bujqësie dhe më pas:zv-rektor në ISNTITUTIN BUJQËSOR. Ka ndërruar jetë,por nuk ka njeri që e ka njohur që mos flas  me fjalët më të mira për të. MEHMET SHEHU ka mbaruar INTERNATIN në VËRZHEZHË të SKRAPARIT dhe ka ngrënë bukë në familjen e PASHO HYSIT. SHEHU I CORRUSHT,babai i kryeministrit,ka qenë mik i familjes së PASHO HYSIT.
Fyelltari i hoqi kulakllëkun babaitdhe vazhdoi LICEUN ARTISTIK dhe u bë flautist.