Dhëmbët i kreha mirë-Ylli Pollogati

Ylli Pollogati

DHËMBËT I KREHA MIRË

Dhëmbët i kreha mirë,
si të mbillja vlera në një pyll të egër
dhe flokëve u dhashë lirinë…

I shtriva me mashë,
mbi to zjarr pritjesh vura,
ajrin e tymosa me durim të djeguri.
I drejtova me urdhër si i mësuar,
por fijet njihnin vetëm kryengritje.

Përreth vetes kërkoja si vetja,
një trup nën uniformën
e një kohe
që të lëmuar na kërkonte,
si gurët e një lumi, pa cep e pa britma.

Po kjo koh tani më vjen ndryshe
e veshur me një këmish metali,
ku mbi shpinë më shtrëngon e
më hyn nën lëkurë si një fjalë e huaj,
që me një sharje më ngatërrohet.

Pasqyrës shikohem, në copëza shpërndar,
si re e pazënë,
një nyje që nuk zgjidhet si gabim drejtshkrimor në librin e syve…

Dhe fotografia,
kjo dëshmitare e ngrirë tani më lë jashtë kornizës,
si njollë që prish qetësinë e verbër.

“i tepërt”, më thonë.
Si zë që prish korin e heshtur,
që pas ndjekin të parin
e marrosur,
si të isha një pikë lëngu,
që tejmbush gotën e kënaqësive të tyre.

Po një gjë e di mirë
Zërin s’ma kreh më askush tani.
Ai rritet i pakrehur,
me fjalë që lakohet e shtrihet si tel i tendosur që s’këputet.

E di,
që kështu nuk të duan, dhe mirë nuk do flasin.
Po aq më bëhet.

Dua të jem siç rritet bari në çarje betoni,
pa leje, pa zhurmë i lirë si vetvetja,
paçka,
se me pak kacidhe ditën kaloj.

Ylli Pollogati@

SY TË FTOHUR LOTIT

Ahh ata sytë e tu,
edhe , kur ftohur lotit ,
edhe, kur pranë teje s’jam,
edhe, kur nata nuk ka më dritë,
mua më shikojnë.

Ata, me vete më kanë marrë,
Si një dritë që pranga nuk njeh.

Duart ndjeva të më dridhen,
atij përqafimi përcjellës,
edhe shpirti në një pritje dridhet.

Një zë prisja, një të vetëm zë,
heshtjen të thyente,
dhe atë akull të një largësie,
që në ftohtësi të lë, por, jo të humbur.

Mallin, ta dish, si një copë dielli e mbaj,
që, edhe dritareve të hekurta,
po ta mbyllin, boshllëk do kërkoj,
të hyj…

Shkëndin e syve të tu, atë natë e vodha,
errësirave, si zjarrin e fundit e mbajë,
me timin e bashkova,
që të kem dritë,
që të jem gjallë,
kur larg teje jam.

Do pres,
tek ty të vij,
sapo fërshëllimën tënde
të dëgjoj.
Do të të pres…

Ylli Pollogati@

SOĞUK GÖZYAŞININ GÖZLERİ

Ah o senin gözlerin,
gözyaşı soğuduğunda bile,
yanında olmadığımda bile,
gece artık ışık olmadığında bile,
beni görürler.

Onlar beni yanlarına almışlar,
pranga tanımayan bir ışık gibi.

Ellerimin titrediğini hissettim,
o uğurlayan sarılışta,
ve ruh da bir bekleyişte titrer.

Bir ses bekliyordum, tek bir ses,
sessizliği bozacak,
ve o uzaklığın buzunu,
ki seni soğukta bırakır, ama kaybolmuş değil.

Özlemi, bil ki, bir güneş parçası gibi tutuyorum,
ki, demir pencerelerle bile
beni kapatsalar, bir boşluk arayacağım,
girmek için…

Gözlerinin kıvılcımını o gece çaldım,
karanlıklarda son bir ateş gibi tutuyorum,
onunkini benimkiyle birleştirdim,
ışığım olsun diye,
yaşayayım diye,
senden uzak olduğumda.

Bekleyeceğim,
sana gelmek için,
senin ıslığını
duyduğum anda.
Seni bekleyeceğim…

Ylli Pollogati@