


ELI LLAJO: NGA PATRA NË SARANDË, ME DYGJUHËSINË POETIKE
Eli Llajo është vajza nga Janicati i krahinës së Theollogos në Sarandë, që ka emigruar bashkë me shpirtin e saj poetik. Vendlindja zë një vend të posaçëm në ndjesitë, në kujtimet dhe në ëndërrimet e saj. Ndoshta shqipja e saj e folur është e ndikuar nga theksi i gjuhës greke, por sensin e krijimit e ka të fuqishëm, sidomos në shqip, që ajo thotë se është gjuhë poezie.
Këtë e provon edhe me librin e saj të tretë, “Heshtja e qëndresës së padukshme”, që ua solli lexuesve e krijuesve në Sarandë, në të dy gjuhët.
Të veçantat e jëtij libri u bënë shkas që Klubi i Krijuesve “Jonianë” të organizojë promivimin e këtij vëllimi me 60 poezi me ndjesi të bukura.
Mësuesja e letërsisë Marjeta Rrapaj, që dhe vetë është krjuese dhe njohëse e të dy gjuhëve, tha se thelbi i librit është vetë titulli i tij, që përcjell me forcën e shpirtit, emocionet e përjetimet e saj
Për praninë e disa boshte kryesore foli Krijuesja Natasha Xhelili, në vështrimin e e saj të ndërtimit tematik.
Kiço Mavro, si krijues dhe në cilësinë e drejtorit të shkollës Adem Sheme, që iu bë mbështetje promovimit, tha se autorja na ka sjellë besnikërisht atë çfarë ajo është dhe andej nga është
Prurje interesante të një poezie moderne në të dyja gjuhët, do ta vlerësonte Librin, krijuesi Panajot Boli, gjithashtu nga minoriteti.
Ndërsa për shkrintarin Panajot Zoto, Eli Llajo e prezanton veten me këtë libër si një nga poetet më në zë në jug të vendit.
Për vlerat e librit diskutuan edhe Vangjel Papakristo, Spiro Thomari, Tomorr Dhrimo etj
Promovimin e këtij libri deputeti Ardit Bido, i pranishëm në të, e ka vlerësuar si tregues të asaj trashëgime të pasur dhe kulturës dhe krijimit aktiv që Saranda ka. Ai ka vlerësuar promovimin edhe si produkt të një bashkëpunimi të gjerë ndërinstitucional.
Promovimi i librit dygjuhësh të poetes emigrante Eli Llajo u inicua mga Klubi i Krijuesve “Jonianë” dhe u mbështet nga Bashkia e Sarandës, Qendra Rinore dhe Shkolla 9 vjeçare “Adem Sheme”.