
Durimi, kali i gëzimit
shkruhet në Librin e Shenjtë!
Qen i tredhur,
pjellë e tredhur,
kruspull mbledhur,
të shkojë kot,
gërmushja lehur.
– Ham, ham…
E po tani,
as të ha
s’kam.
S’dal dot për gjah,
u tret mjegulla
dhe dhëmbët më lanë.
– Ha, ha, ha, ha!
Ka diçka!
Kokën drejt zërit kthyer,
çakarriti të shpëlarë sytë,
po kockë
s’pa!
Turi verdhur,
gjuhën varur,
se,
nëpër qenefe endur,
bishtin përdrodhi,
lih e lih,
lih e lih,
ham e hum,
jargë jeshiluar mbushur
e pret të ngordhë!
E drejta e autores, e rezervuar.