Migel Flor

MESNATË GRI…
Qiell yjesh në venitje..
me rè gërdalle lundruese,
e makina nervoze në kthesa…
…me të pirë të neveritur
që kanë humbur rrugën,
me silueta të zhdukura
mbas dunash shterpësie…
Mesnata bluan brenga
deri në kockë dhe grimca
që shqyejnë qetësinë foibe…
Yjet,,,si sy të dalë lepuri
Saturni rrumbullakoset
e behët lak për varje…
Eh Dostojevsk, u tremb vdekja..?