Varri  vezës së humbur etruske-Selman Meziu

                                                                    Meditim

veza etruskevarri i vezes estruske

Misionaret

   Mëngjez i diellëzuar pranvere të mirëpritur. Ky të ledhaton shpirtin, të freskon kujtesën, të ngjall dëshirën për udhëtime. Pasioni është prirja më e çmuar e njeriut. Ai kur udhëton bashkë me dijen, të ban të fluturosh. Pa çka se je i sëmurë, i lodhur nga ajo apo pse mban mbi supe një barrë me vite. Marinari që çau dallgë detesh tani është shëndrruar në tajfun përvetësuesh dijesh. Ky njeri shume i çmuar është Myrteza Minxha. Jeta e tij, histori e brishtë. Udhëtimi i tij në jetë i ngjan anijes se tij në dete me tallaze. Po sot çfarë don këtu ky dashurues i dijes, historisë, gjuhës?

    Dje i erdhi në bibliotekën e tij një dallëndyshe me krahë e trup si të skulpturave etruske. Degët e trupit i saj madhështor, rrezatues historie e kulture pellazgo – ilire. Vërtet ishte libri i fundit i historianit të shquar të botës Etruske,  Gjovani Feo ‘’Bota e shejtë e Etruskëve.,, Ky xhevahir diesh u ble me kursimet e pensionit. Ju shtua dyqind librave të bibliotekës se tij historike. E pastaj!

    Myrtezait nuk i venë pluhur librat. Ai nuk i përdor si stoli, apo si mburrje. Jo, ai i studion, i nënvizon, shkruan e jep intervista. Prandaj ai filloi nga shfletimi e leximi i vëmendshem, kambengulës i tij. Myrtezai po e përpinte, i dukej me plote ‘’shije,, si mjalti.  Truri po punonte kulmërisht, shpirti po ngrohej, zemra i gufonte. Krenaria, dinjiteti, pasioni, i ripërtrinin shpirtin, energjite fizike, e rinonin.

   Sa kaq, ai u step para një fotografie. Hapi sytë, mprehu vështrimin. Hodhi sytë nga biblioteka e tij, duke kundruar titujt e librave  të Feos.  Hoqi syzet, i fshiu, dhe pasi i vuri përsëri, vështrimi ju ndal tanima te e shkruara poshtë fotografisë. Ai e lexoi në Italisht, por me veten e vet e tha në shqip si nëpër buzë që i dridheshin nga emocionet: ‘’Varri i vezës Pulinjane, pjese e  Kapraja  Limite, Firence.,,  U çua në kam, shpjet, sikur në rini,  fytyra i  qeshte  e gëzimi i mbushi gjithë trupin, çdo qelizë. Përshpëriti me vete: Sa kureshtëndjellëse, sa zbulim i çmuar. E paskem këtu afër Empolit.,, Sa kaq thirri gruan, Lumen dhe i thotë:

-Nesër në mëngjez dua të shkoi të gjej varrin e vezës? E shoqja e shikoi në sy  me çudi, pse jo me dyshime. Myrtezai e kuptoi se e shoqja mbeti e habitur. Ai i tregoi fotografinë dhe i lexoi pjesën ku shkruhej për vezën e varrin.  Varri i vezës ndodhesh ngjitur me kodrën Monteregji.

    Sot mëngjezin e të shtunës, data,  04. 04. 2026 çifti u zgjua më heret se kurrë. Jo për të shkuar në punë. Aspak për të blerë ushqimet në dyqane. Jo, për një mision historik. Pasioni i kishte ndezur energjitë. Dituria i kishte hapur shtigjet. Myrtezai kërkonte ta shihte vete, materialisht, vezën, varrin. Makina çante flladin mëngjezor. Gomat nuk banin zhurmë mbi asfalt. Peisazhet me ngjyrat e pranverës e emocionin. Shoferi, historiani Minxha qeshte duke treguar kujtimet mbi vezët e ditë veres, te Shëngjergjit, të Pashkeve. Mirëpo veza prej guri disa tonshe ku ndodhesh, si duhet të ishte? Po përse të varrosej? Pyeste veten. Nga nuk i livadhiste mendja. I dukesh se edhe qelizat mrekulluese të trurit kishin formën dhe madhesine e vezës.  

        Arrijnë në qytezën Kapraja. Parkojn makinën me kujdes. Hynë të qeshur në barin plotë dritë, mobilim e gjallëri. Pasi pinë kafen Myrtezai shkon të paguaj te banakjerja. Ndërkaq i thotë që unë dua të dijë varrin dhe vezën në anët tuaja. Përgjigjja e saj dhe i disa burrave brenda në kafene ishte, se ato nuk e dinin. Ai u habit. Mirëpo ai kambënguli duke thënë se ajo është diku prane një kodre, shpate, veshur me bimësi pyjesh. Banakjerja i thotë që të shkoi në komunë, ato mund ta dinë.

    Largohet duke i falenderuar. Pasi përshkon një copë udhë troket në derën e një zyre në komunë. Përshëndetën. Nëpunsja i përgjigjet njëlloji si te kafeneja. Myrtezait kambënguli. Ajo i thotë:

-Mund të shkoni te kryetari i komunës, ai duhet t’a dijë me siguri. Çifti ngjiti shkallët paksa të lodhur, por me shpresë se do t’ia arrinin qëllimit.  Ato hynë në zyrën e  kryetarit. Ai i priti me buzëqeshje dhe ju kërkoi se përse kishin ardhur. Myrtezai me një italishte të folur shkëlqyer i shpjegoi misionin. Ai pasi i dëgjoi u tha:

         -Po, unë e di, e kam lexuar dhe takuar historianin e Etruskëve. Kryetari i bani një skicë dhe i tha që atje është e vështirë të shkoni për juve si  i moshuar dhe pyllit të dendur që është atje.  Misionari i vezës etruske i pjalmuar me pasionin, kambënguljen, vendosmërinë për t’a çuar deri në fund misionin i tha me gojën plotë:

-Unë dua t’a shikoi me sytë e mi këtë mrekulli. Pasi banë një fotgrafi sëbashku me kryetarin u ndanë si miq të njohur prej kohësh.

   Myrtezai me librin mbështjellur në dorë dhe Lumen që e mbante për krahu u ngjitënn përpjete një faqeje kodre. Ato u ndalën për të pushuar. Për fat të mirë një grua, po ngjitej për të bërë vrapin e mëngjezit. Çifti e ndaloi dhe e pyeti. Ajo i tregoi se duhesh të ngjiteshin ende, pastaj duhet të  zbrisni në krahun tjetër.  Pasi arritën përmes shkurreve e shkembinjëve gëlqeror ngjyrë gri u ulën për një pushim tjetër. Një grua e thyer në moshë  po ngjitej përpjetë. U takuan dhe i kërkuan asaj nëse dinte  varrin dhe vezën prej guri. Ajo me shumë kënaqësi, ju tha se do t’iu shoqëroi unë deri atje. Misionari i vezës etruske sa nuk fluturoi nga gëzimi. Dëshira po realizohej. Kureshtja do të shuhej. Krenaria do të rritesh si shtatore.

    U nisën për një udhëze në zbritje e cila vetëm emrin kishte. Për të kaluar ato, shtynin degët e shkurreve të ndryshme. Një udhëtim i lodhshëm. Pas më shumë se gjysëm ore udhëtim panë gurin në formë veze. Mjerishtë e braktisur. Askush nuk ishte kujdesur për mirëmbajtjen e saj dhe të vendit përqark. Një nënvleftësim i pa përfytyryushëm. Myrtezai u gëzua që e gjeti. Ai i bëri disa fotografi. Mirëpo brenda tij, ziente nga inati për pakujdesinë e manifestuar ndaj kësaj dëshmie mrekulluese të kulturës etruske.  

    Misionari ia arriti qëllimit. Ai sikur u rinua edhe një herë. Në trup nuk ndiente ma dhimbje.Tanima brenda tij ishin zgjuar energji të reja, që ia sillte pasioni, dëshira për kulture, dije, të cilëat brenda tij i ushqenin krenarinë e historisë të stërlashtë të kombit të tij.

    Firence 04.04.2026                            S. Meziu.