Ciniku-Lefter Shomo

LEFTER SHOMO
 
Ti lavdinë kërkon ngaherë
Por një dhjetëshe nuk vlen
Sajon dimër në pranverë
Në kashtë gjilpëra gjen.
Legjendar cilëson rolin
I vetmi je, të tjerë s’ ka,
Filozof na hiqesh soji
Vezën na e qeth me shpatë.


Frymëzimin merr nga Muza
Pa armiq na quhesh trim
Në vend veprash vjel akuza
Për ty bota gumëzhin.


Kavalier sillesh ndaj grave
Je për botën Don Kishot
Gjithë njerëzinë do skllave
Të urtët në shtrungë i do.


Për ty bota është në mjegull
Gjithë qentë fshatit lidhur
Bindje ti kërkon e ” rregull”
Fytit llumit i vithisur.


Nuk e sheh se brenda syve
Pamjen heq një katarakt
Në sytë e botës një qime
E shikon sa për një tra .


Qep e shqep me dërdëllisje
Se qenke ezber,pedant
Vlerës tënde i bën ngritje
Të shan bota: injorant!
The të polli mençuria
Në çdo fjalë se pjell magji
O fatzi,shan njerëzia
Qenke një fatkeqësi.
Lefter ShomoK/57p.i.sh