Migel Flor

Lotët nuk janë më
Niagarë e pastër.
Janë mbetje prurjesh.
Në fyt kam një bllokim.
Suez i mbyllur me qëllim.
Lotët rrëshqasin në gushë
dhe helmojnë udhën.e tyre.
M’i bëjnë gunga tumorësh.
Amazona nuk ngrin nga dimri.
Thahet nga flakët.
Lumenjtë i bëjmë vetë,
mbytim njëri-tjetrin
në rrjedhje gjaku.
Nili nuk arrin më askund.
Etja është sahariane.
Paqësori gropë vothre.
Ne derdhim helmin
e pakarthësinë
dhe quajmë përparim ndotjen.
Ajri është Hiroshimë
e përditshme.
E thithim.
Sëmundja nuk është në gjak,
është në ndërgjegje.
Dhe lotët?
Nuk lajnë më asgjë.
Janë bërë pjesë e ndotjes.