Pylltaria shqiptare në trenin lokomotiv ndryshkur-Dr. Selman Meziu

  Dr. Selman Meziu

‘’Sa më shumë nene lexon e përpiqesh t’i kuptosh, aq më qesharake, të çuditshme, dhe të  pa përgjegjshëm bindesh se janë treguar hartuesit e këtij projektligji.,,

       Edhe pse pasuria pyjore, ari i gjelbërt, është krijesë, prodhim i natyrës, ende politikbërsit nuk e kanë kuptuar. Nuk kemi të bëjmë me termat filozofike të platonit, hegelit, froidit etj. Jo. Por, për pyjet që shikohemi, flasim e jemi çdo ditë në sofër, kur vrapojm, flemë gjumë, shtrohemi në spital ose shkojm në farmaci, edhe kur përkundemi në djep e futemi në arkivol. Fatkeqësisht këto  janë masakruar, terrrorizuar, fshehur tinëzisht edhe në projektligjin ma të ri, në vargun e pa fund të këtyre 36 vjetëve të hedhur për diskutim.

           Një projektligj që vuan shumë nga terminologjia e shkencave pyjore,  por, që është hartuar zaten që t’i shërbejë kësaj pasurie qindra milionëshe. Një projketligj që ka një përzierje të çuditshme të fjalëve në gjuhën angleze, franceze, italiane famljarizuar turpshëm me fjalët  në gjuhën shqipe. Një projkteligj që është ‘’Sh.Sh.P. ëshë person juridik me status tregtar,, Nuk kuptohet se ku është marrë ky model, kjo formë administrimi dhe qeverisje e pasurisë natyrore pyjore? Një përzierje e çuditshme, një sajim pa asnjë bërthamë logjike kundrejt këtyre peisazheve maje malesh, kodrinave, shpateve, luginave që i zbukurojn, i mbrojn edhe prodhojnë. Kundrejt kësaj pasurie gjigande pyjesh me vlera shëruese, sportive, pushuese, çlodhëse, turistike e vlera të pa llogaritshme  të ardhurash financiare  nga produktet dhe nën produktet e tij. Fatkeqësisht qeveritë e djeshme dhe të sotme sillen pa  kurrëfarë logjike ekologjike, ekonomike, inxhinierike.  

     Fillojm të lexojm, të kuptojm, sa mundemi projekt ligjin e  shpërndarë për të dhanun mendime. Dhe ja në Nenin 2  nëndarja 1. “Sh.Sh.P. sh.a” është shoqëri aksionare…,,  me tej :  Autoriteti publik, ?? që përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë aksionare, është ministria përgjegjëse për pyjet.  Dy fjalë të pa kuptimta,  Autoriteti publik,  si kryefjale kanë zëvendesuar  pjesën e fundme që duhet të ishte e tillë, pra: ministria përgjegjëse për pyjet. Vazhdojm të kuptojm se çfarë është ‘’gatuar.,,  Lexojm Nenin 3  Sh.Sh.P. sh.a. është person juridik me status tregtar, që ushtron veprimtari në përputhje me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi për shoqëritë tregtare. Vazhdon kjo mënyrë qeverisje e adminstrimi e pasurisë pyjore kryekëput pa kurrëfare kuptimi ekonomik, ekologjik  të pasurisë pyjore. Dhe ja çfarë shkruhet te Neni 9  nëndarja 1. Organet drejtuese të Sh. Sh. P.-së sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për tregtarët dhe shoqëritë tregtare. Përsëri në Nenin 10  shkruhet:  Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve    e  shoqëruar me  nendarje 1. Asambleja e Aksionerëve është organi vendimmarrës i shoqërisë. Ky projekt ligj aventurë e pa konceptueshem, përforcohet dhe bind cilindo se ku duan t’a futin gjithë këtë pasuri pyjesh të shpërndare natyralisht në një milion e dyqind mijë hektar dhe me një volum prej pesëdhjetë e shtatë milion  e shtatëqind mijë metro kub landë druri në kam. Absurditet. Kur lexojm Nenin 18 nëndarjet a) themelimin dhe miratimin e statutit të shoqërisë aksionare;  = rregullare e drejtorisë. Mendoi.(S.M.)  dhe ja në nëndarjen b)regjistrimin e Shoqërisë Shtetërore të Pyjeve sh.a., në Qendrën Kombëtare të Biznesit.   

 Pra pasuria pyjore   sipas këtij projektligji për shoqërinë tregëtare hynë jo në mbrojtjen dhe zbatimin e silvoteknikës e silvobiologjisë, por me dhambët e hekurta të motosharrave për të zhdukur dhe atë që ka mbetur.  Dhe ma tej. Ide gjeniale për të futur në thes malin e Korabit, Jezercës, Gramozit e Tomorrit. E çuditshme! E pa përfytyrueshme. Çudirat shqiptare ende nuk kanë marrun fund. Sa turp! Për të ardhur keq, për politikbërsit shtet që ka sot Shqipëria?

     Po i bëjmë një analizë më tutje, përmbajtjes të projektligjit për të kuptuar se sa kontradiktor është formuluar, krijuar ai në vetëvete. Vazhdojm. Neni 11 Këshillit mbikqyres me nëndarjen 1, dhe përmbajtjen  ne pikat a,b,c,ç, bie  në kundërshtim të plotë me gjithë Nenin 10 me dy nëndarjet e tij.    Kthehemi te  Neni 4, pika 1…… nevojave organizative dhe operacionale,   Nuk mundesh me e kuptue se ku e ka qëllimin ky mendim. Errësire e plotë. Dy fjalë që nuk të japin azgjë të kuptosh. Po analizojm, po te neni 4, nëndarjen 3. Vendosja e njësive operative rajonale….??  Cilat jane këto? Përse nuk shënohen që të kemi shkallëzimin administrativ, qeverisës sipas kushtetutës e ligjeve në fuqi? Janë komuna, bashki, perfektura apo…?????

      Xhevahire të tjera që skanë të mbaruar. Edhe quhet shoqëri aksionere edhe në nenin 5 shkruhet në nëndarjen:  a) administrimin e pasurisë pyjore shtetërore;  Se e tillë atëhere pse vallë janë harruar pasuria e kullotave dhe ujrave që janë ekosisteme që bashkëjetojnë në natyrë? A nuk janë këto pjesë e ekosistemit natyror të maleve, kodrave, kodrinave, etj.? A nuk është Axhensia Kombëtare e Pyjeve që kryen këtë detyrë?

Nenin 5 ja si shkruhet në nëndarjen c) mbrojtjen dhe rehabilitimin  ekosistemeve pyjore;  Ne kuptimin në anglisht ku është kopjuar,  nuk ka kurrëfarë kuptimi të futet në këtë frazë. Sigurisht nuk ban pjesë në terminologjinë e shkencave të pylltarisë.  Çfarë gjetje moderne në lamin e gjuhësisë dhe të një shoqërie aksionere pa sistem eshtëror dhe pa kurrfarë funksioni e qëllimi për mbrojtjen, shtimin e pasurisë pyjore.

     Vazhdojn t’a ‘’helmojn,, projktligjin për këtë ‘’shoqëri aksionere,, fantazmë edhe me ‘’përsekutimin,, e gjuhës tonë shqipe. Lexojm. Vetëm në Nenin 6 nëndarja b kemi tre fjalë të huaja b) mbrojtja e biodiversitetit, = shumëllojshmërisë; (S.M.)  habitateve  = vendjetesave, (S.M.)dhe specieve = llojeve  (S.M.)të rrezikuara.  Po në këtë nen kemi termin e gabuar, kur në gjithë literaturën e pylltarisë përdoret një terminologji e pranuar dhe e përdorur kudo në shkencat pyjore, ballafaqimet, raportet shkncore, disertacionet, doktoraturat, të pylltarisë shqiptare Dhe ja: a)…….kapacitetit rigjenerues = ripërtritës (S.M.) të pyjeve.  Dhe përsëri në të  njëjtën nëndarja ç) integrimi = përfshirja e (S.M.) i kritereve sociale dhe ekonomike në vendimmarrjen mjedisore. = mbi qeverisjen dhe administrimin e pyjeve.(S.M.) Nuk mund të përdoret fjala mjedis në terminologjinë e pyjeve, duke menduar e llogjikuar mbi këtë rast përdorimi.

     Edhe në Neni 7 përsëritet në nëndarjen  a)menaxhimin dhe administrimin e pyjeve shtetërore;  Lind pyetja në çfarë kuptimi është përdorur në këtë fjali fjala ‘’ menaxhimin,, Pyetja lind vetëvetiu edhe sipas përvojës evropiane të qeverisjes e administrimit të pasurisë pyjore: Pse vallë janë lanë jashtë vëmendjes, kujdesit, kullotat dhe ujrat? Apo mos vallë qeveria dhe Ministria e Mjedisit kanë ndërmend të krijojn një strukturë  tjetër paralel duke rënduar nga ana financiare shtetin? Kjo mënyrë është krejtësisht jashtë çdo logjike ekonomike, organizimi, ekologjike duke ja humbur vlerat dhe funksionin kësaj Sh.Sh.P.  Gjithashtu si në strukturë dhe permbajtja nuk është konceptuar sipas natyrës të shtrirjes së saj në hapsirë dhe në kohë. Kjo edhe sepse vjelja e materialit të saj ka një shtrirje nga 1 vit për bimët mjeksore e aromatike deri te shfrytëzimi i shkurreve 20-30 vjet dhe  pyjeve të lartë 80- 100 vjet. Për rrjedhojë ky projektligj vetëm pyjeve kurrë nuk mund t’iu shërbej në administrim, organizim, ruajtje, vjelje, shfrytëzim pyjesh apo kullotash etj

  Përsëri te Neni  7 nëndarja  i) tregtimi i bimëve medicinale = mjeksore dhe aromatike (S.M.);   Edhe këtu shtrohet natyrshëm pyetja: A nuk kemi disa dhjetra ndërmarrje private që tregëtojnë këto prodhime dytesore të pyjeve? A do të mundet kjo ‘’shoqëri aksionere,, t’i rezistoi ‘’dy luftimit,, në ekonominë e tregut? A nuk po paksohen çdo muaj e vit familjet që mbledhin këto prodhime  dytësore?  Përgjigja. Sigurisht  që po? Varfëria e tejskajshme po i detyron të largohen, shpirt e trup të vuajtun, të holluem e të leckosun, shumica duke marrë udhët e  syrgjinosjes.

         Edhe një formulim tjetër në vazhdim pa kurrfarë kuptimi, duke përdorur një fjalë të huaj që nuk i shkojn për shtat idesë. Natyrisht që nuk kryen funksionin e dhënies kuptim.  Lexojm për të kuptuar:  te Neni 7 nëndarja e) monitorimin = kontrollin (S.M.) dhe inventarizimin e burimeve pyjore.  Dhe ja një tjetër e tillë në nendarjen  ë… partnerët = institucionet e njëjta (S.M.) ndërkombëtarë.

     Fjala e huazuar nga  gjuha italiane ‘’ Publik,, herë përdoret në kuptimin shtetëror herë  në  pjesë të fjalive  pa kurrëfarë kuptimi, duke shtuar një gjëmb të ri në gjuhën shqipe. Dhe ja shembulli i përdorur në Nenin 8 nëndarja  1)… pa ndryshuar pronësinë publike. = pronësi shtetërore. (S.M.)

        Lexojm xhevahire të tjera, fjalë të huazuar nga italishtja. Ato  janë përdorur sipas fjalorëve italian, pa kuptim.  Neni 8,  Transferimi i aseteve = ndoshta në kuptimin, pasurive. (S.M.)  Po në Nenin 8  është përjashtuar transferimi i pronave  sipas planeve të mbarështrimit të pyjeve, sepse ai nuk njihet nga ‘’shpikësit,, e këtij projektligji. Lexojm nëndarjen 2… sipas një plani të detajuar inventarizimi. + mbarështrimi (S.M.)  Në nëndarjen tre të po nenit të mësipërm është dhunuar, braktisur gjuha shqipe. Lexojm 3… sipas ligjit, në koordinim = bashkepunim (S.M.) me Sh.Sh.P.-në. Edhe në vazhdim,  me të njëjtën egërsi dhe  padituri të gjuhës shqipe  vazhdohet në Nenin 11 në nëndarjen  b) mbikëqyrjen e performances = (angl.) Zgjidhje, rendiment, ka bere për..(S.M.) së shoqërisë.    Kurse në nëndarjen c shkruhet  c) respektimin e objektivave publike.  E pa kuptimt, nuk jemi në organizatë rinie e partie, por jemi në një institucion të ‘’randesishem,, ekonomik tregtar.  Edhe pse nuk e mbajn as patericat për të qenë i tillë. Kurse për pasurinë pyjore absolutisht s’mund të jetë.

        E përsëri personeli inxhinier e teknik i pylltarisë shqiptare (2000,0 inxhiniera pyjesh dhe 5300 teknik) (I. Meko G. Kacori Py. rrje. Një shek f.242 tir. 2018) do të torturojn veten e futen në  ‘’pyllin me ferra, driza, kolumbria, murriza ,, të gjuhës së përdorur nga zyrtarët e  sotëm. Për t’u bindur lexojm, dhe ja Neni 12 si shprehen në nëndarjen: 2…nëpërmjet një procedure = praktika (S.M.) të hapur, transparente  = të hapura të kuptueshme (S.M.)  dhe konkuruese, Përsëri nëndarjet c) performancën = zgjidhjet,  ndoshta (S.M.) financiare dhe teknike. Dhe ja përsëri në Neni 16 nendarja  1, pika  b) raportin e performancës = ?? treguesve financiar  (S.M.)  mbi treguesit ekonomikë, mjedisorë dhe socialë. Dashuri e madhe  i ka zanun edhe në Nenin 16 nëndarja 4. Treguesit e performancës  = nuk kuptohet se në çfarë kuptimi është përdorur. (S.M.)  miratohen nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionerit….  Vazhdojm me perdorimin e huazimeve të fjalëve të huaja të formuluesve ‘’modern,, por të pa palcë njohurishë mbi shkencat e fjalorin terminologjjik të pylltarisë.  Lexojm nëndarja ç) raportimin periodik = vazhdueshëm (S.M.) para Këshillit Mbikëqyrës. Vazhdon torturimi i gjuhës dhe i specialisteve apo aksionereve në Nenin 13 Plani i menaxhimit = administrimit e qeverisjes  (S.M.)  dhe biznesit.

    Lexojm edhe  Nenin 14 nëndarjen 1… njëkohësisht realizimin e objektivave me interes publik. = të përgjithshëm. (S.M.)  Më tej  zbulojm përdorimin e fjalës angleze në nëndarja c) të ardhura nga grante = (angl.) Financime ose investitor (S.M.)  si dhe financime ndërkombëtare.  Edhe ma tej, sejcilit prej pylltarëve i vjen për të qarë e për të qeshur me këtë krijes shterp, pa kuptim. Lexojm pikën ç) të ardhura nga instrumenta =  institucione (S.M.) të tjera financiare. Dhe ja një tjetër ‘’zbulim,, fjalësh në nëndarja 3  shkronja b) auditim  = (angl.) (It.) Kontrolle  (S.M.) të pavarur vjetor.  Dhe ja një përdorim tjetër marrarmendës i të njëjtës fjalë në Nenin 16  nëndarja 1, shkronja ç) raportin e auditimit =  kontrolleve  (S.M.)  të brendshëm dhe të jashtëm.  

               Duhet që fomulusit, pjesë e administratës së Ministrisë së Mjedisit të këtij projektligji të heqin nga mendja t’a fshinë një herë e përgjithmonë se duke përdorur’’xhunglën,, e fjalëve të huaja në formulimin e këtij ligji janë ‘’modernë.,, Jo, nuk shprehet ‘’modernizimi,, me huazime të tilla që shumë herë janë të pa kuptimta duke shprehur qartë, shkallën ma të ulët të njohjes të gjuhës shqipe. Pa hyrë në terminologjinë e pylltarisë shqiptare, për të cilën janë krejtësisht analfabet. Si rrjedhojë, si mund të pranohet nga pylltarët shqiptar një ‘’prodhim,, i tillë që nuk qëndron asgjëkundi dhe nuk mund të bind askënd, jo ma pylltarët e shkolluar e përvojë pune disa dhjetra vjeçare?

       Vazhdojm deri në fund për t’i zbuluar petat këtij lakrori me miell e gjalp të mykur. Është absurditet profesional të shprehesh si  në Nenin 13 të nëndarjes a) plan menaxhimi afatgjatë të pyjeve; = Strategjia e administrimit dhe qeverisjes së pasurisë pyjore e kullosore. (S.M.)

      Dhe më tej. Për fat të keq nuk kanë të mbaruar xhevahiret e formuluesve të të ashtuquajturit projekligj. Lexojm në Neni 16 nëndarja  c) treguesit socialë = kush janë këto? (S.M.) Dhe ja një tjetër në Nenin 17  nëndarja c) vendimet e Asamblesë dhe Këshillit Mbikëqyrës me përjashtim të vendimeve konfidenciale; = Ndoshta   të marruna në mbledhjet e tyre. (S.M.)   

       Sa më shumë nene lexon e përpiqesh t’i kuptosh aq më qesharake, të çuditshme, dhe të  pa përgjegjshëm bindesh se janë treguar hartuesit e këtij projektligji. Ja disa perla te Neni 18 nëndarja a) kryhet inventarizimi i pasurisë pyjore; Po t’a marrësh në kuptimin profesional do të thotë që për gjashtë muaj të kryhet inventarizimi i gjithë pyjeve ku vetëm shkurre  janë në vendin tonë 241 724 ha.; inventarizimi i shpendëve e kafesheve të pyllit; inventarizimi i bimëve mjeksore dhe aromatike ….

             Çdo pylltari, specialisti  pyjesh  natyrshëm i vjen ndërmend pyetja: A është e mundur të kryhen këto inventarizime me korrektësi profesionale në këtë hark kohor?  Po në këtë  nëndarje 4, shkronja a është shkruar a)hartohet plani i parë i menaxhimit pyjor dhe plani i biznesit;  Nuk ka kurrëfarë kuptimi as  në pylltari, as në organizimin e tyre siç e kanë konceptuar ideuesit dhe formuluesit e këtij projektligji. Dhe ja së fundi në Nenin 18 ku në nëndarjen 2 shkruhet, a) Këshilli i Ministrave miraton kërkesat për organizmin e brendshëm të organeve drejtuese e të mënyrës së funksionimit të shoqërisë; 

            Si ka mundësi që  Këshilli i Ministrave paska kohë me u  marrë me organizimin e kësaj ‘’shoqërie aksionere,, që sipas projektligjit të mësipërm nuk kuptohet se cila do të jetë veprimtaria e saj?  A nuk duhet të ishte kjo ministri nga ku varet, sipas neneve të projektligjit shoshoqer shoqeriminnistri nga ku varetw          Kur të merret me organizimin e kësaj shoqërie ‘’aksionere tregëtare,,? A nuk është kjo një marrje kompetencash dhe  mbingarkesë e pa nevojshme e Këshillit të Ministrave?

                                    Përfundime

  1. Një projektligj i tillë as në strukturë as në formë e as në përmbajtje, nuk mund e nuk duhet të vendoset kurrë si ligj për të administruar e qeverisur pasurinë kombetare të pyjeve si ari  e oksigjeni i ekonomisë kombëtare shqiptare.
  2.  Paaftësia e formulimit, e krijimit të këtij projektligji qëndron në mosnjohjen e mënyrës së organizimit të ekonomisë pyjore, në shkallë evropiane e botërore. Gjithashtu ai vuan tmerrësisht nga mosnjohja e organizimit, administrimit, strategjive të pasurisë pyjore pas viteve 1990 dhe librave të shumta të shkruara, projekteve të Bankës  Botërore e FAO-së se si duhet organizuar administrimi e qeverisja e pyjeve në Shqipëri.
  3. Kanë munguar, konsultimet, këshillimet me specialistë të pyjeve që punojnë në Axhensinë Kombëtare të Pyjeve, Axhensinë e Zonave të Mbrojtura, Shoqatës së Specialistëve të Pyjeve; Federatës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave Komunalë në Shqipëri e të tjera.

                                Udhë zgjidhjet

  1. Krijimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave të Shqipërisë si strukturë udhëheqëse teknike, adminiustruese, qeverisëse të pyjeve dhe Kullotave në Ministrinë e Bujqësisë ose të Këshillit të Ministrave
  2. Brenda së cilës të ketë struktura pë policinë pyjore; pyllëzime e sistemimeve malore; kullotave; ujrave dhe bimëve mjeksore e aromatike; kadastrës, mbarështrimit dhe inventarizimit të pyjeve; shfrytëzimin e pyjeve; parqeve kombëtare e zonave të mbrojtura.
  • Në krijimin e çfardo institucioni për administrimin e qeverisjen e pasurisë së pyjeve duhen shfrytëzuar, konsultuar me strategjitë, ligjet, projektligjet mbi pyjet, organikat, të krijuara ma parë si projekt ide, literaturën e bollshme të botuar, specialistët e shumtë të pyjeve e istitucioneve shtetërore e jo të tilla mbi pyjet.

                                   *              *

                                      *

           Deri më tani me pasurinë pyjore është është luajtur loja e  kungulleshave. Nuk duhet të vazhdohet me shpikje projektligjesh absurde për ‘’shoqëri tregtare,, apo të tjera sajesa, shpikje që nuk mund të qeverisin, administrojnë  pasurinë pyjore e cila gjithmonë ka qene  faktorë kryesor në zhvillimit e vendit tonë.  Pasojat e nënvleftësimit edhe si sistem bioekologjik ka sjellur për shqipërinë harxhinin e 35 miliard lekë për 35 vjet, pa kurrfarë ndikimi rregullues, mbrojtës. Përmbytjet, zjarret, shfrytëzimet barbare pa rregulla silvoteknike, hapje rrugësh të kategorive të ndryshme me skrapata edhe mbi 50,0 m lartesi etj etj. kane ulur ndjeshëm sipërfaqen e pyjeve dhe volumet ne material drunor e sjellur dëmtime te mëdha ekonomike, ekologjike me pasoja mbi klimen dhe varfërimin e fshatarëve etj.

    Ka ardhur koha t’iu themi ndal këtyre veprimeve pa kurrfarë busulle orjentuese politike, qeverisëse e administruese në mbrojtjen, shtimin e pasurisë të pyjeve, kullotave dhe ujrave të lumenjëve e përrenjëve.

   09.04. 2026                                        Dr. Selman Meziu