Lulet kanë shpirt-Sheqere Sina

LULET KANË SHPIRT.

E mbolla në vazo lulen e malit.
Ajo m’u mërzit,
s’i pëlqeu vendi
dhe zverdhej përditë.
Desh liri dhe dritë .

Lulen shumë të brishtë,
e mbolla në kopsht.
Si fëmijë më dukej,
derdhte edhe lot.

Me kujdes e mora,
në hapësirë e mbolla,
me kujdes i afrohesha ,
e përkëdhelja e prashisja.
Ishte shumë e brishtë;
S’doja që ta vrisja .

Në vapën e madhe,
lulja donte ujë.
Shi i bëhesha unë,
teksa e vadisja.
Lehtë më buzëqeshte.
Më qeshte, i qeshja,
më fliste, i flisja.

Bashkë ditë për ditë!
Lulet kanë shpirt.

E mbolla në vazo,
ajo u mërzit,
si pëlqeu migrimi,
zverdhej përditë,
Donte liri, donte dritë .

E mbolla të brishtën në kopsht,
rrint si fëmijë,
që nuk luante dot.

Në hapësirë e mbolla,
Ninulla i pëshpërisja,
Ishte kaq e brishtë,
mund ta vrisja .

Në vapën e madhe ,
Lulja kërkon ujë.
I bëhesha shi ,
ujë i bëhesha unë.
Më buzëqeshte,
e puthja me dashuri.
Sy i bëhesha,
i bëhesha buzë.

Sa lindte dielli,
kokën nga unë kthente ,
Më shikonte në sy ,
Kisht sy, sy si fëmijë …
Dhe unë ndjehesha dy ,
dhe e besoja mrekullinë!
E doja lulëzimin e saj,
që rilindte lirinë.
Poete :Sheqere Sina /Albania

NË PREHËR TË NATYRËS.

Ngjitem në mal hera-herës,
dhe flas me gjithçka që më do.
I thur një ninullë pranverës,
ninullë vjen më thurr dhe ajo.

Thërres të më vijnë në prehër,
ca shpendë të bukur ndër pyje.
Gishtrinjtë i bëj si një krëhër,
dhe ndreq gjithë lukun e tyre.

I marr nga një pendë secilit,
me to, nis e shkruaj një përrallë.
Ia nis pastaj kopjen gjithë pyllit,
me përroin që djeg flakë të bardhë.

Rrjedh kënga si uji i burimit,
që fle nëpër fllade prej lulesh.
I njoh gjithë shkronjat e pyllit,
i di alfabetet prej shkurresh.

Unë di alfabete prej guri!
Dhe këngët e zogjve i di!
…dëbora e parë, që sa zuri,
më fton që të shkoj përsëri.
Poete :Sheqere Sina Shqipëri