Trishtimi…!!Vangjel Pellumbi

Trishtimi…!!
Ka dit'pranvere,po edhe trishtuar,

Ri,heshtur n'vetmi,menduar,

Si një plaçkë e vjetër,harruar,

Q'thjesht marr frymë,për t'jetuar
Rrugës menduar,monotoninë ,
Me valixhen e shpresës bosh!
Ulem diku n’stacionet e vetmisë
Dhe heshtjen e brendshme josh


Shpesh,ndodh t’jem vetmuar,
Nga mendimet,q’vijnë pa njohur
Në mendjen e shpirt trazuar.
Për të gjetur forcë,për t’thënë jo!


Era që fryn,brenda shpirtit,
Më bën të ndihem i huaj.
Se s’kam dëshirë t’filloj prej fillimit.
Kur një zë i brëndshëm m’thotë :mos u ndruaj!


Këtij trishtimi,nuk po them jo!
Gjithmonë vjen e mar me vete.
Kjo është pjesa e gabimit tim.
Se me të rri e dashurohem.


Në pjesë e jetës është trishtimi,
Që më ndjek në çdo hap.
Që sa zgjohem nga krevati,ky është gabimi !
Po,nuk mundem ,q’mendimin ta bëj zap.
Dhe pastaj si ve fre trishtimit..!
V Pëllumbi.autori.
11/04/ 2026. Artë.Greqi