Një strehëz

Një qiell kemi të përbashkët,
ju që globin mbani në dorë,
një tokë ku të gjithë marim jetë ,
por ju me vdekjen keni vënë kurorë.
Të njëjtin ajër thithim çdo çast,
të njëjtat rreze na shtojnë jetën,
një strehëz ku lindim e rrisim breza,
por ju vdekjes ia lini stafetën.
Në këtë fole që Zoti na dhuroi,
ku mijëra shekuj gjalloi jeta,
me qindra herë u sprovua,
përse të mbizotërojë heshtja?!
E ç’faj na kanë filizat e njomë,
që i përzhisim me pluhur të zi,
ia nxijmë qiellin,
ia mbulojmë diellin,
i rrisim me dhunë e mizori?!