
Gezim Llojdia
1.
Mbrëmjen e 4 marsit 1991.Aso kohe ishte një mot i ftohtë.Dhe përmes vështrimit të mjegulluar të Sazanit, që shfaqej përmes reve.Ngulçonte përmes dallgëve rimorkiatori shqiptar.Pothuajse atë mbrëmje,ai gjitar deti preku bregun e Monopolit.Për pasagjerët eksodistë, ajo mbrëmje ishte ngarkuar me një atmosferë të veçantë.Përpos të tjerave regjistronte fillimin e një rrugëtimi të paharrueshëm.Për të gjithë.Veçanërisht për një artist. Ai rrugëtim, çimentonte udhën, që do të lidhej përherë me pasionin dhe përkushtimin ndaj artit.Djaloshi që ishte mes eksodistëv të atij marsi, ishte një mësues dhe artist.Refat Lleshi.
…Në vitet ’90.Ai artisti, nuk ishte ende një emër i njohur për shumicën e shqiptarëve.
Ne i thoshim artistë.Dhe gjenim një arsye.Kishte marrë pjesë në dy festivale dhe kishte kënduar në disa koncerte.
Sigurisht, që ishte një talent.Një talent, që shpesh kishte mbetur i mbërthyer në kufijtë e një vendi , që sapo kishte filluar të hapte dyert e tij për botën. Por, jashtë Shqipërisë, ai arriti të ngjitej deri në skenat italiane.Ai ishte një artist, që kishte arritur të përballonte sfidat.
2.
Në atë natë të ftohtë marsi.Netët e marsit të ftohur me yjet mbi shpinë. Pas një udhëtimi të gjatë dhe të vështirë, kur mbrëmja kishte mbuluar Monopolin, me një mjegull të rëndë.Por artisti e dinte se ky ishte vetëm fillimi.Ndërsa ndiheshin ende jehonat e të kaluarës.Ai kishte përballuar një periudhë të pasigurisë dhe dyshimeve. Ai e ka gjetur rrugën e tij në një botë, që po ndryshonte me shpejtësi. ëshpërimi, që kishte përjetuar.Si çdo kush për artistët e asaj kohe.Gjithsesi nuk ishte një fund. Por një hap për të kapërcyer portat e mbyllura.Ky reportazh përshkruan një copëz historie.Është thjeshtë një rrëfim ku përmes pasionit dhe sakrificës.Ai artisti Refat Lleshi por ka hapur një dritare për të kuptuar se si një artist mund të gjendet dhe zhvillohet edhe kur rrethanat janë të vështira. Ai kishte kuptuar se në këtë rrugëtim të tij. Përmes triumfeve por dhe pengesave. Ai është bërë simbol i një periudhe.I një kohe ,që kishte përballuar shumë sfida ,ku çdo hap i artistit ishte një përpjekje për të pasur mundësinë të tregojë veten.
3.
…Artisti kishte ikur për të mos u kthyer më. Kur era e ftohtë ngjante si një thirrje e humbur .Një thirrje, që mbërrinte përmes dyerve të vjetra të shkollës. Ai ishte larguar, duke lënë pas një vend të zakonshëm .Por dhe një jetë ,që nuk do të ishte më e njëjta. Në fshatin e vogël të Vllahinës, tek nxënësit e ciklit të ulët, kishte mbetur një boshllëk.
Ata prisnin “ardhjen e pësuesit…”
Por ai kishte zgjedhur rrugën të nisej drejt botës, për të mos u kthyer kurrë më si ai, që ishte dikur.
-Ma lagu fletën shiu, ku kam shkruar dhimbjen e ndarjes, por ishte një domosdoshmëri- shprehet Refat Lleshi, duke iu rikthyer kujtimeve të asaj kohe.
-“Kisha përfunduar Institutin Pedagogjik në Gjirokastër dhe ndihesha i mbushur me ëndrra, që nuk mund të realizoheshin aty.”
…Në ato vite, ai nuk ishte vetëm mësuesi i fshatit.Por edhe këngëtari, që kishte shkëlqyer në dy festivale shqiptare. Rrugëtimi i tij në muzikë kishte filluar me hapa të vegjël.Por kur shkoi përtej detit,asnjëherë nuk kishte pasur frikë të ngjitej në skenën ndërkombëtare.Nga Italia në Ukrainë e Poloni, artisti kishte kaluar nëpër dhjetëra konkurse dhe shfaqje, duke sfiduar konkurrencën e egër që nuk njihte asnjë lëshim.
-“Udhëtimi im ka qenë i vështirë në tokën e Verdit, Belinit, emrat e të cilëve kalojnë në skenat e botës,” thotë ai. “Konkurenca aty nuk njeh fre.Nuk kam agjenci apo menaxher. Me forcën e shpirtit kam bërë një farë emri dhe po ndjek këtë rrugë.”
Dhe ndonëse rruga ka qenë plot vështirësi. Artisti vazhdon të ecë përpara. Pa mbështetje institucionale.Pa pasur një rrjet të fortë, ai ka arritur të përballojë sfidat dhe të bëjë një emër për veten. Vetëm me pasionin dhe përkushtimin e tij ndaj artit. Në çdo skenë që ka ngjitur, ai ka lënë një pjesë të shpirtit të tij.Në çdo skenë duke u përpjekur për t’u dëgjuar dhe për të shprehur vetveten.
-“Po ndjek këtë rrugë,” përfundon bisedën Refati, duke u kthyer pas, në ato momente të fëmijërisë që e kanë shoqëruar në çdo hap të karrierës së tij.
-Dhe jam krenar për çdo hap që kam hedhur.”
…Në katër vitet e tij si mësues. Artisti ishte endur rrugëve e fshatrave, Vajzë dhe Vllahinë.Por me zemrën e lodhur dhe shpirtin e përgjumur. Ashtu si një udhëtar ,që kishte zgjedhur të shikonte nga një tjetër këndvështrim. Artisti i kishte hedhur hapat e tij mbi dheun e thjeshtë, duke mësuar dhe duke ëndërruar. Por edhe kur dita e zakonshme e punës përfundonte. Ai e gjente veten tërësisht të përfshirë në një tjetër botë.Ishte ajo botë e muzikës. Ku gjithçka ndodhte si një shpërthim pasioni dhe ndjenje.
…Në festivalin e vitit 1989, ai u ngjit në skenë me këngëtaren Lindita Theodhori, duke kënduar: “Eja me kërko”.
Ai ishte një interpretim që përfundoi me një çmim.
-“Kënga ka lindur tek unë,” thotë Refati, duke i kthyer pas në ato momente magjike. E njëjta gjë ndodhi dhe një vit më pas.
Atëkohë kur ai u shfaq solo në festivalin e vitit 1990 me “Drenovarja”.
Ky ishte një moment tjetër i veçantë artistin. Ku muzika bëhej një hapësirë e shprehur.Një emocion që e kishte jetuar dhe kishte shtrirë në çdo notë.
-Të dashurosh muzikën, do të thotë të ndjesh, ta jetosh, të biesh në ekstazë,” shprehet ai, duke e shpjeguar këtë lidhje të pazgjidhshme që ai ka me artin. Për një artist, muzika nuk është thjesht një profesion.Ajo është jeta e tij.Fryma që e ndihmon të ecë përpara, edhe kur pengesat janë të mëdha dhe rrethanat e vështira.
…Në katër festivale fëmijësh, ai gjithmonë kishte shkëlqyer.Por duke i sjellë në skenë jo vetëm talentin e tij.Dhe një frymë të veçantë që ai e mori nga një ndër emrat më të mëdhenj të muzikës së jugut si: Reshat Osmani.
“-Refat, ngriji duar lart, shprehu.Buzëqesh fare pak.Mos rri i ngrirë,”… Ishte këshilla e pashlyeshme e mjeshtrit të muzikës. Ai e kujton me nderim atë.Sepse ai një udhërrëfyes dhe si një burim frymëzimi, që i dha atij besimin për të vazhduar.
-“Vallë, ç’do të thotë të jesh mjeshtër si Reshati?- pyet Refati, i mbushur me respekt dhe mirënjohje për njeriun që e ka formuar dhe frymëzuar.
-“A ka të tillë sot, dhe a do të gjendet këtu shpirti binjak i këtij artisti?”
Duket se kjo është një pyetje, që jo vetëm Refati, por shumë artistë të tjerë, e kanë në mendje. Në një kohë kur bota është gjithmonë në ndryshim.Kur konkurrenca dhe kërkesat janë gjithnjë e më të forta. Për shpirtin e vërtetë të artit,atë që krijon dhe ndan duket se është gjithmonë e më e vështirë ta gjesh.Por, për Refatin, qëndron një gjë e sigurt.Ajo magjikja si muzika do të mbetet gjithmonë e gjallë në shpirtin e tij. Dhe, ndoshta.Por ai është njëri nga ata që e mban të gjallë atë ,të vërtetë.Ai është pasion i pastër i artit. Ai vazhdon të punojë.Por të shprehet dhe të sjellë në skena ato motive që i janë ngulitur thellë në zemër, duke jetuar përmes çdo note. Çdo vargu dhe çdo melodie që ka arritur të kapi nga kompozitorëte mëdhenj ,gjatë këtij rrugëtimi të mrekullueshëm.
-Nuk mund të harrohen të gjitha. Se gjithë jetën time, mbi supe Reshati më la shpirtin e tij. Kështu e nis Refat Lleshi bisedën e tij.Por duke u kthyer pas, në ato kohë të ndërlikuara kur arti dhe pasioni ishin gjithçka që kishte mbetur për të shpresuar.
“-Ka kohë që, kur shoh brigjet dhe detin, nuk dua t’i kujtoj në kthim dhe ikje,” thotë ai, duke i rikujtuar ato momente të vështira të marsit ’91.Aso kohe kur çdo gjë dukej e paqartë dhe e turbullt.
-“Arratia” e atij marsi, dhe zërat e trishtuar në rimorkatior, që flisnin.
-“Pse jeni të trishtuar o burra.Çfarë po lëmë pas?”
-“Lopaten, o burrë, i dheut në ullishte “.
…Duket se do të mbeten gjithmonë të lidhur me ato ditë.Kur shumë njerëz dhe artistë kërkonin të gjenin një rrugë të re.Dhe ndërsa shprehet për ato kohë të pasigurta.Atij befas i kujton një detaj që ka mbetur gjithmonë i freskët në memorien e tij.Dhe, ndërkohë, zemra e mësuesit, që e kishte dhënë plotësisht tek nxënësit.Pra ajo kishte mbetur një shenjë e pashlyer. Ai kujtonte fytyrat e tyre.Përpos kohës atë natë kur zemra iu nda në dysh dhe shikonte me trishtim detin e jugut.
…Dhe ka një moment të heshtur. Kur mendimet fluturojnë nëpër kohët që dikur ishin të mbushura me ëndrra.Por, udhëtimi i tij do të vazhdonte përtej deteve të shqetësuara. Në Segni, një komunë në provincën e kryeqytetit të Romës, në një koncert bamirësie, artisti kishte një mundësi të veçantë për t’u shfaqur përpara një publiku italian.
Aty, shqiptarët i thanë italianëve se kishin një “albanes”, që kishte ngjitur skenat dhe kishte parë publik me sy.Dhe atë natë, në një atmosferë plot emocion, ndodhi një shpërthim i këngës “O Sole Mio”.A e ke dëgjuar këtë hymn italian? Ajo që bëri të gjithë të ngriheshin dhe të përjetonin një magji të vërtetë muzikore.Po ashtu, artisti solli një këngë shqiptare: “Përse s’i pret ato gërsheta”.
Ajo bukuri që ishte pjesë e një repertori folk shqiptar dhe kishte zënë vend të parë në festivalin shqiptar të këngës popullore.
“Një prift, që ishte dhe pianist, më tha një ditë:
– ‘Ti duhet të studiosh muzikë operistike, se ke zërin!’” – shprehet Refati, duke e kujtuar atë moment që do të shndërrohej në një kthesë të rëndësishme të jetës së tij.Ai sugjerim, njëherazi këshillë dhe vlerësim për aftësitë e tij e ka shtyrë të kërkojë mundësi të reja dhe të sfidojë kufijtë e mundësive që kishte.Dhe kështu, ai artisti, nga një mësues i fshatit të vogël u bë një artist që ngjiti skenat e dhe shpërndau zërin e tij nëpër qytete të largëta, duke u bërë një simbol i artit dhe pasionit që nuk njeh kufij. Skena italiane dhe ajo ndërkombëtare kanë qenë shtëpia e tij, dhe ai ka vazhduar të ecë në atë rrugë të pasionuar dhe të mbushur me sfida.Ai ka lënë gjithmonë një pjesë të shpirtit të tij në çdo performancë.Aktualisht,ndodhet në Romë, aty ku pasioni dhe muzika janë bërë një pjesë e pandashme e jetës së tij. Banojë në Colefero, një qytet i vogël në periferi të kryeqytetit italian.Por, në shpirt, ai është gjithmonë në një lëvizje të pandërprerë. Ndërsa kohët kanë kaluar.Rrugëtimi i tij ka qenë gjithmonë një përpjekje e vështirë. Ai e quan këtë udhëtim të vështirë “në tokën e Verdit, Belinit,”. Dy emra që janë të lidhur ngushtë me historinë e muzikës operistike dhe që shënojnë standardet më të larta të artit muzikor. “Emrat e të cilëve kalojnë në skenat e botës,” thotë ai me një ngjyrë nderimi, duke treguar respekt për ata që e kanë inspiruar dhe kanë hapur rrugën për brezat që do të pasonin.Për artistin,çdo hap ka qenë një mundësi për të përparuar dhe për të kaluar përtej kufijve të mundësive të tij.
Kështu, një natë e errët marsi ata ikën.Por duke lënë pas hijen e fundit të dritës që flakëroi në horizontin e largët. Ata u nisën. Por me hapat e ngadalshëm.Dhe drejt një perëndimi, që ende mbante sekretet e një fushë, që nuk e kishin gjetur kurrë. U larguan nga vendi i tyre.Por nuk e lanë asnjëherë pas dashurinë dhe dhembjen që mbante ai vend. Secili hap ishte një lamtumirë. Dhe çdo frymëmarrje e fundit ishte një shpresë , që i priste, larg dhe e pasigurt. Por ende, në thellësinë e shpirtit, mbante hapur portën dhe derën, që e ruante çelur ,zemra e nënës. Një vend i shenjtë ku gjithmonë mund të kthehesh.Ku gjen prehje, ngrohtësi te preri i nënës…
…Kështu, një natë e errët marsi ikën, duke lënë pas hijen e fundit të dritës , që flakëroi në horizontin e largët. Ata u nisën, me hapat e ngadalshëm.Por drejt një perëndimi që ende mbante sekretet e një fushë që nuk e kishin gjetur kurrë. U larguan nga vendi i tyre, por nuk e lanë asnjëherë pas dashurinë dhe dhembjen që mbante vendi. Cili hap ishte një lamtumirë, dhe çdo frymëmarrje e fundit ishte një shpresë për një të ardhme që i priste, larg dhe e pasigurt.