Muhabi Neziri veprimtar i kauzës kombëtare dhe frymëzim e dritë për shkollën shqipe-Shkruar nga Sami Arifi

Shkruar nga Sami Arifi

Atdhetari Prof. Muhabi Neziri

Muhabi Neziri u lind, më 16 shkurt 1955, në fshatin Sllatinë e Poshtme-komuna e Vitisë, rrjedh nga një familje atdhedashëse nga babai Elmiu dhe nëna Sabrije, ai shkollën fillore e mbarojë në vendlindje, ndërsa të mesmën pjesërisht në Viti e në Kaçanik. Oda e njohur e familjes Neziri kishin ndikuar në formimin e tij si atdhetar dhe arsimdashës. Muhabiu nga fëmijëria ishte  pjesë e pandarë e jetës së tij për atdhedashurinë, për lirinë e vendit të tij. Muhabi Nezirit që herët i kishte intresuar historia kombëtare si dhe padrejtësitë shekullore që ishin bërë ndaj popullit shqiptar, duke u robëruar nga armiqtë, ndarë dhe copëtuar trojet shekullore të tyre, posaçërisht nga shtetet fqinje, ku, më tepër se gjysma e territoreve shqiptare ishin mbetur jashtë trungut amë, Shqipërisë.

Rinia sllatinase në odën e tyre tipike me tradita shqiptare gjente frymëzim për një të ardhme më të ndritshme, nga se në këtë odë gjendej mikpritëja dhe bujarina shqiptare. Në vështirësi kohore të popullit tonë oda e familjes Neziri ishte shndërruar tashmë në një bazë të ilegalës, ku, vepronin veprimtarë të çështjes kombëtare së bashku me Muhabiun dhe vëllezërit e tij, në odën e tij, të cilët ishin brymosur për luftë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), ku hynin dhe dilnin veprimtarë të shumtë të çështjes kombëtare anë e mbanë vendit.

Muhabiu i kalitur me veprimtari atdhetare dhe arsimdashëse, ai me sukses e mbaroi Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë në Universitetin e Prishtinës. Muhabiu gjatë studimeve, mbante kontakte me atdhetar liridashës, ai sa ishte student i historisë, gjatë viteve 1976-1977, veproi në lëvizjen ilegale së bashku me atdhetarin Hamdi Berisha nga fshati Gurbardh (ish-Carravranë) i Malishevës si dhe Arif Kabashin prej fshatit Qifllak-komuna e Rahovecit, ai (Muhabiu) gjatë kësaj periudhe shpërndante literaturë të ndaluar nga pushteti serbo-sllav, si: “Lajmëtari i lirisë”, “Liria”, “Bashkimi”, “Zëri i Kosovës” dhe libra nga Shqipëria, të cilat për pushtetin serbo-sllav ishin të ndaluara.

Në punën e palodhur të këtyre veprimeve atdhetare, duhet të përmendet, nën drejtimin e Hamdi Berishës, në gusht të vitit 1979, organizuan grupin e parë për vizitë në Shqipëri prej 15-ditëve. Gjerësa vitin tjetër, më saktësisht në gusht të vitit 1980, me ndërmjetësimin e Muhabiut, Nexhmedin Arifi, Xhemajl Arapi, Shyqeri Gjinolli dhe Sami Arifi, të gjithë nga Sllatina e Epërme, poashtu në bashkëpunim me Hamdi Berishën, u organizua grupi i dytë  për vizitë në Shqipëri. Atdhedashuria për kombin dhe vetëdijsimi intelektual kishite bërë që atdhetari, Muhabi Neziri, të ishte pjesëmarrës në demonstratat e 11 dhe 26 marsit, bashkë me shumë shokë e studentë të tjerë, si: Fahrush Mjaku, Bardh Frangun, Hysen Demelezi nga Sllatina e Poshtme, Shyqeri Gjinolli, Sami Arifi, Nexhmedin Arifi nga Sllatina e Epërme si dhe atdhetarë të tjerë si: Zijadin Zahiri, Nehat Baftiu, Musa Ramadani nga Komogllava si dhe Njazi Idrizi e Sabri Rexhepi nga Gjilani. Një numër mjaft i madh i këtyre pjesëmarrësve pastaj ishin burgosur dhe dënuar nga regjimi i egër ish-jugosllav.

Më 26 mars të vitit 1981, Muhabiu ishte arrestuar, por që ishte mbajtur vetëm një natë, në koridret e burgut, meqë ishte numri tejet i madh i të arrestuarëve, dhe ishin ndalur në burg vetëm udhëheqësit e demonstratave, për të tjerët, aq shumë që ishin të arrestuar, nuk kishte vend ku t’i burgosnin…

„Dhuna nga milicia speciale e Beogradit ishte e tmerrshme te Konvikti Nr. 4, veçanërisht ndaj vajzave shqiptare, duke i rrahur mizorisht dhe duke i fyer me fjalë më rënda antishqiptare“- rrëfen Muhabiu…

Muhabi Neziri tashmë me shokë të shtuar mori pjesë masovikisht në demonstratat gjithpopullore të 1 dhe 2 prillit të vitit 1981, derisa atij në mëngjesin e hershëm të 25 nëntorit, i bastiset shtëpia nga inspektorët e UDB-së dhe nga milicët të udhëhequr prej Refik Thaçit nga fshati Karaçevë i komunës së Kamenicës. Në këtë ekip gjatë bastisjes ishte edhe Feti Shota nga Gjilani, Ismet Kastrati nga Mireshi i Dobërçanit dhe Vidra Kovani nga Koretini si dhe milicët Jakupi nga Peja dhe Raifi nga Ballanca me vendbanim në Gjilan. Gjatë këtij aksioni milicorë së bashku me pjesëtarë të sigurimit serbo-jugosllav konfiskohën dhjetra libra të sjellura nga Shqipëria, gjerësa Muhabiu arrestohet bashkë me vëllezërit: Fehmiun (29 vjeçar) dhe Ganiun (23 vjeçar), evokon Muhabiu, ku gjatë kësaj kohe nga, 15 nëntor 1981 deri më 15 janar 1982, ai ishte i izoluar në burgun hetues të Gjilanit, aty torturohejë së tepërmi, ku ishin përfshirë shumë inspektorë të sigurimit, por të dalluar, në veçanëti të pamshirshëm, ishin: Daut Morina nga Hodonoci i Kamenicës (Dardanës), Sinan Rexhepi nga Zhegra si dhe ispektori serb Dushku nga Gjilani.

Muhabiut, pas daljes prej burgut, iu ndalua nga Komiteti i Vitisë të punojë në profesionin e tij si profesor i historisë në arsim, prandaj ai detyrohet të punoj në vende të ndryshme si krah pune në Sarajevë, Kutin e gjetiu, për sigurimin e egzistencës së tij dhe familjes së tij. Muhabiu bëhet banor i Ferizajt në vitin 1984, me qëllim shmangëjes së ndjekjes politike nga Komiteti i LKJ-së së Vitisë, ai gjatë kësaj kohe, me ndihmën e Bahri Avdiut, ish-drejtor i shkollës në Dardani, dhe Hajrullah Hoxhës, ish-inspektor i Arsimit në Ferizaj, punësohet si mësues i historisë në shkollën fillore në Biti të Shtërpcës dhe në shkollën fillore të fshatit Zllatar të Ferizajit.

Muhabi Neziri, përveç punës edukativo-arsimore të cilën e kryente me përpikëri, vazhdonte veprimtarinë kombëtare, merrte pjesë në demonstrata për mbrojtjen e kushtetutshmërisë së Kosovës, më 23 dhe 24 marsi të vitit 1989, të mbajtura në qytetin e Ferizajt. Muhabiu në ditën e dytë të protestave arrestohet për herë të dytë, në ora 17:00, nga njësia speciale e milicisë së Bosnjës, e cila ndaj shqiptarëve përdori dhunë tmerruese fizike.

Torturat në hetuesi, rrëfen Muhabiu “ishin nga ispektori shqipfolës Sakip Kokollari nga Dibra e Maqedonisë, pas shumë torturave diku kah mesnata“, rrëfen Muhabiu „dënohem me 30-të ditë burgim nga Gjykata e Ferizajt, të cilin burg e vuajta në Dubravë“.

Tri ditë pas vuajtjes së burgut, pason bastisja e shtëpisë së prindërve të tij, më saktësisht më 26 prill të vitit 1989, nga ispektorë shqiptarë e serbë të drejtuar prej Sadik Hajrullahut nga fshati Gërmovë si dhe nga Kadri Fetahu nga fshati Vërban, akuzohet, me një akuz të paqartë, si organizator i 25 marsit 1989, ai lirohet nga burgu në gusht të vitit 1989. Shtëpia e prindërëve të tij bastiset për të tretën herë, më saktësisht më 12 gusht të vitit 1989, pak ditë para se të lirohet Muhabiu, tani të gjithë milicët ishin serbë, përveç një milici shqiplolës që quhej Naser Fazliu nga Kamenica, të udhëhequr nga UDB-ja e Ferizajt.

Kur shqiptarët kishin organizuar mësimin në shtëpitë shkolla, nga regjimi fashist i Millosheviqit, ishte kohë kur atdhetari Muhabi Neziri kishte mundësi të punonte si arsimtar në Shkollën Fillore „Gjon Serreçi“ të Ferizajt.

Në bastisjen e katërtë të shtëpisë së Muhabiut, më saktësisht me 7 gusht të vitit 1993, edhe se veprimtaria e tij gjatë viteve 1990-1997 ishte paqsore, ku ai ishte sekretar i nëndegës së LDK-së në fshatin e tij, bastisja e shtëpisë vazhdoi tashmë për herën e katërtë, më 7 gusht të vitit 1993. Tani shtëpia e familjes Neziri në fshatin Sllatinë e Poshtme ishte rrethuar me mbi 60-të milicë si dhe pesë ispektorë të UDB-së, që udhëhiqej nga ispektori Nenad Popoviq si dhe me komandant të milicisë nga Novosella dhe Kllokoti. Në këtë bastisje arrestohet vëllai i vogël, Selami Neziri si anëtar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK-së). Muhabiu gjithnjë mbështeste shokët që përgatiteshin për luftën çlirimtare.

Shtëpia e familjes Neziri tashmë ishte shndërruar në bazë të UÇK-së, përkatësisht bazë të Guerilit Rexhep Bislimi, i cili e shfrytëzoi shtëpinë e tyre, pas aksionit të armatosur kundër forcave serbe, veçanërisht në Gërlicë,  më 12 shtator 1997. Muhabiu, pas ardhjes së vëllait Selamiut prej Guerilës së Prishtinës, në qershor të vitit 1998, iu bashkua UÇK-së dhe mori pjesë në luftën çlirimtare. Në odën e familjes Neziri u themelua UÇK-ja për komunën e Vitisë, pastaj edhe Shtabi i Brigadës 173, „Gursel dhe Bajram Sylejmani“, evokon veprimtari i përkushtuar i çështjes shqiptare, Muhabi Neziri.

Në familjen Neziri ndodhi bastisja e pestë dhe e fundit, më 15 maj 1999, e cila bastisje ishte e veçantë dhe lëkundi të gjitha popullatën e këtij fshati e më gjerë. Pushtuan oborrin e shtëpisë forca të mëdha të ushtrisë serbe, duke sjellë atmosferë lufte në oborr. Tani shtëpia e tyre ishte e mbushur me përplot familjarë të ikur nga zonat e ndryshme të luftës. Kjo ndodhi kur të gjithë vëllezërit Neziri ishin në mal. Pas çlirimit të Kosovës nga okupatori serbo-sllav, Muhabiu sërish mori ditarin në shkollën fillore „Gjon Serreçi“ në Ferizaj, por meqë ishte hapur shkolla „Vezir Jashari“, në rrugën „Rexhep Bislimi“, ai vazhdoi punën në këtë shkollë, arsimtar i historisë deri në pension.

Muhabiu tani si pensionisht, kohën e lirë e kalon duke lexuar së bashku me fëmijët e tij të edukuar e të arsimuar në profesione të ndryshme: Adriatiku, ekonomist i diplomuar, Ngadhnjimi, Prof. i lëndës së historisë si dhe Erblina mjeke me zë në qytetin e Ferizajt.

Muhabiu ndihet i kënaqur me sukseset që kanë arritut fëmijët e tij, po, kryesisht gëzimin e ka te mbesa e vogël Frona, të cilën Muhabiu dhe tërë familja e duan pa masë… Atdhetarit Muhabi Nezirit i dëshirojmë shëndet, jetë të lumtur si dhe gëzime të pafundme edhe të kohës së pleqëreisë…

Shkruan: Sami ARIFI