Titanët-Dhurata Ndoni-Cela

Dhurata Ndoni-Cela

 
Në bark të sëmurë u ngjiz pushteti;
u lind me klithmë nën emrin
e lirisë,
mbretërinë e çalë e nxorrën
nga hundët,

"titanët"ulokë të vetëmbretërisë
Mbi kalbje të vjetra hodhën
flamuj të rinj ,
garzë ,mbi plagë ,që s’di të shërojë.
Fjalët u shitën,si bukë e mykur
në treg,
e vërteta u var në shesh,
pa gojë.


Në karrike të arta u strukën hijet,
me kurora frike, sy të përgjumur;


betimet i thyen si qelq
nën këmbë;
drejtësia mbeti një emër i humbur.


Nga thellësitë zvarritet një britmë e harruar;
një zë që nuk blihet,nuk shitet,
nuk vdes;
ajo rritet në heshtje si rrënjë
nën gurë,
deri ditën që gurin vetë
t’a përmbys.
Atëherë,do të shihen "titanët";
pa fron,
lakuriq në pasqyrën që s'gënjen
dot më.
Liria do të lindë jo si emër;
pa klithmë por me dritë,
me frymë, me zë !