Tymi i Gjeneratorëve-Gezim Bega

Tymi i Gjeneratorëve.
 
Shetis i vetëm në rrugët e qytetit,
moti i nxirë,mbushur me mjegull,
Ulërima e gjeneratorëve.fle shteti,
punojnë ata me radhë e rregull.
 
Mbushur hundët prej tymit të zi,
të mbyt era e keqe e karburantit,
dua të ulem që një ekspres tê pi,
rri aty mbështetur pranë pallatit.
 
Jashtë qielli ndriçon nga hëna,
njerëzit janë strukur në shtëpi,
vetëm aty disa djem çapkëna,
lozin e qeshin s’duhen t’ia dine.