TY, PËR DITËLINDJE ( TRIPTIK ) - A - Po lodhem kot, Fjalët për urim, S'po i gjej dot... Të lutem, më ndihmo: Këmbejmë zemrat nëse do; Kështu do t'marrësh sot urime, Direkt, nga zemra ime! -B - GËZUAR DITËLINDJEN, e dashur!... Me të drejtë, Sa borxh do t'i jem kësaj dite, Që të solli, TY, në jetë, Pa qënë nevoja, Si ADAMI EVËN, nga brinja, T'ju nxirrja vetë! - C - Sot, Pas festës TËNDE të DITËLINDJES, Për ne një VIT I RI do t'nisë! Le të betohemi, e dashur: Çdo çasti, të këtij viti, T'i vemë vulën tonë të DASHURISË! F I L L E S A J O N Ë ( TRIPTIK ) - A - Kuptohet sa shumë të dua, Kur dhe larg je në mua!... Po, si unë, në largësi, Më ndjen afër TI? - B - Në u binde se më do, Mos vono! Në u binda se të dua, Ç'fat për mua! Fat mbi fat, Ne burr' e grua, Sa të rrojmë, Mish e thua! - C - Nga ky bashkim, Më s'ikën dot; Do mbetesh brenda meje! Ashtu, si unë, E kam kot, Ta zgjidh zemrën prej TEJE! B E T I M I (Akrostik) (D)urat kur shtrënguam, fjalën dhamë: (U)në të jem ADEMI, HAVA, ti, (D)ashuritë e para pas i lamë; (I) përçmuam për një dashuri! 1 qershor 2026