Mbreti Mamurth i Madh-Tahir Tanushi

Tahir Tanushi

Nga vëllimi 66 Poetik”Ca diell për Trojet e mija”

MBRETI MAMURTH I MADH

Në një vend të vendosur në qendër të globit
Që Perendia e krijojë me Tokë,Diell dhe gurë,
Njerëzit u përulën plot urtësi dhe nuk folën
Para mbretit me emrin e padëgjuar Manurth!

Kur zgjohej mëngjezeve Mamurthi i Madh
Sytë i përskuqnin si furrat e bukpjeksit,
Niste ditën me zbrazjen e ëndrrave natës
Miljona manurthë hapnin gojët e veshët!

Veshi dëgjonte mrekullitë e shfaqura natën
Ndërsa goja e hapur ishte një gjest çudie,
Pasi mëngjeseve Mamurthi shtrinte hartën
Dhe tregonte me gisht,llokmën e gëlltitur!

Dëgjonin të shkretët mamurthët e vegjël
Dhe duart i gjakosën prej duartrokitjes,
Por shpesh ata i thonin pa zë njëri-tjetrit
Dëgjuat mamurtha,Kryemamurthi do iki!

Janë fjalë që nuk mund ti besoj askush
Se vetë Mamurthi Madh e tërhoqi fjalën,
Kur ke të bësh me vendin plot mamurthë
Mbreti Mamurth i shqiptarëve bën pallë!

Qershor 2026