Ty, për Ditëlindje-Kujtim N. Mullai

TY, PËR DITËLINDJE 
( TRIPTIK )
- A -
Po lodhem kot,
Fjalët për urim,
S'po i gjej dot...
Të lutem, më ndihmo:
Këmbejmë zemrat nëse do;
Kështu do t'marrësh
sot urime,
Direkt, nga zemra ime!
-B -
GËZUAR DITËLINDJEN,
e dashur!...
Me të drejtë,
Sa borxh do t'i jem
kësaj dite,
Që të solli, TY, në jetë,
Pa qënë nevoja,
Si ADAMI EVËN,
nga brinja,
T'ju nxirrja vetë!
- C -
Sot, Pas festës TËNDE
të DITËLINDJES,
Për ne një VIT I RI do t'nisë!
Le të betohemi, e dashur:
Çdo çasti, të këtij viti,
T'i vemë vulën tonë
të DASHURISË!
F I L L E S A J O N Ë
( TRIPTIK )
- A -
Kuptohet sa shumë të dua,
Kur dhe larg je në mua!...
Po, si unë, në largësi,
Më ndjen afër TI?
- B -
Në u binde se më do,
Mos vono!
Në u binda se të dua,
Ç'fat për mua!
Fat mbi fat,
Ne burr' e grua,
Sa të rrojmë,
Mish e thua!
- C -
Nga ky bashkim,
Më s'ikën dot;
Do mbetesh brenda meje!
Ashtu, si unë,
E kam kot,
Ta zgjidh zemrën prej TEJE!
B E T I M I
(Akrostik)
(D)urat kur shtrënguam, fjalën dhamë:
(U)në të jem ADEMI, HAVA, ti,
(D)ashuritë e para pas i lamë;
(I) përçmuam për një dashuri!
1 qershor 2026