Faji dhe gabimi-Shkurte Berisha

FAJI DHE GABIMI
 
Nën hijen e lisit,pranë një burimi,
Seç po debatonin ,faji dhe gabimi.
Jemi nga një derë,jemi nga një soj,
Pa dyshim, të dy jemi njësoj.
 
 
Zërin e shpërndau jehona e pyllit,
Gjumin seç ia prishi zogut e bilbilit..
Fëshfërima e erës rrëzoi gjethet nga lisi,
Zhurma dëgjohej si letra që grisej.

 

Një plak mjekërbardhë.që andej udha i ra,
I rrudhur nga koha, i,lodhur e i drobitur.
I menduar thellë të dy në sy i pa :
“Gabimet e mia mua më kanë rritur”.
 
Faji është i fshehtë,thëngjill i mbuluar,
Prej teje kanë mbetur njerëz të lënduar.
Nga fjalët e plakut,faji e kuptoi,
Se me gabimin kurrë s’qe njësoj.