Nipi im dhe zogu-Petro L. Sota

NIPI IM DHE ZOGU
Rrugën kish humbur, i trishtuar cicëron,
Një zog i vogël, kish zbritur në ballkon,
 
Dhe me sytë të brishtë shikon i habitur
Sepse qe i vogël, s’ishte shumë i rritur,

 

Kjo botë i dukej shumë më e madhe,
Ndërtesa të larta, ku s’kishte livadhe,

 

Në park kishte lindur, plot gjethe e bar
Dhe pallate me ballkon, nuk kishte parë,

 

Ishte hera e parë, që më larg fluturonte
Të kthehej në fole s’dinte si të shkonte,

 

Nga parku në periferi, se si kish arritur
Në ballkonin tim për çudi kish zbritur.

 

Kur nipi im Eiden, nga gjumi u zgjua
E pa aty zogun dhe shumë u gëzua,

 

Me zogun e vogël bisedën po e niste,
Por ai si një fëmijë, nuk dinte të fliste,

 

Dhe vetëm me cicërima zogu po i flet
Kur e sheh që cicëron, hidhet përpjetë,

 

Kërkon ta përkëdhel në dorë ta mbaj
Dhe të luaj me të, mos të iki më pastaj,

 

Më thirri dhe mua, të shkoj në ballkon
-Hajde shpejt gjyshi, se ikën e fluturon,

 

Por zogu s’po trëmbej, mu duk si çudi,
Ishte kureshtar, më shumë si një fëmij,

 

-Në shtëpi, më thotë nipi, -dua ta mbaj,
-Jo, i them unë – se nëna e tij do të qaj,

 

Dhe po i flisja me urtësi nipit tim Eiden
Do ta çojmë në park t’ia gjejmë folenë,

 

Se zogjët së bashku atje në park rrinë,
Mbi drurë e kanë, të gjithë shtëpinë,

 

Dhe atje do të luaj ai me shokët e tij,
Ashtu siç luan dhe ti me të tjerë fëmijë,

 

I ka ardhur nëna e në fole se ka gjet,
Po e kërkon kudo e trishtuar ka mbet,

 

E pashë nipin tim, trishtimi e kish zënë
Dy bulëza loti, nga sytë e tij kishin rënë,

 

Dhe më kapi për dore, siç kap një fëmijë,
-Ta çojmë, tha gjyshi, -se qanë nëna e tij,
Dhe ashtu bashkë, morëm rrugën të tre,

Me nipin prej dore e çuam zogun në fole.