EMRI YT NË XHAM
Ca pika shiu ranë mbi xham,
e lotët në fytyrën time
rrëshqitën ngadalë.
Fryma u ngjit lehtë mbi të
dhe me gisht
shkrova emrin tënd.
· · ·
Malli kishte veshur shpirtin tim.
Pa ty, kjo dhomë
më dukej më e zbrazët se kurrë.
Vështrimi im humbi tutje
dhe për një çast
të ndjeva pranë,
përtej xhamit,
duke më parë në heshtje,
si dikur.
· · ·
Por shiu s’dinte të ndalej.
E mori emrin tënd me vete,
gërmë pas germe,
sikur edhe ai
donte të më mësonte
të të harroja.
· · ·
Por unë, përsëri,
e shkrova emrin tënd.
Sepse disa emra
nuk fshihen nga xhami…
edhe kur shiu i fshin,
mbeten të shkruar
aty ku shiu
nuk mund të arrijë:
në zemër.
Ariel Bella S