Receprimi i poezisë moderne shqipe në raport, me poezinë ballkanase dhe botërore, në kuadrin e aktivitetit poetik “Ditën e Naimit” në Tetovë-Emi Krosi

KUMTESA NË TETOVË
 
 
 Tema: Receprimi i poezisë moderne shqipe në raport, me poezinë ballkanase dhe botërore, në kuadrin e aktivitetit poetik “Ditën e Naimit” në Tetovë.
 
 
 
Në hapsirën gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor, prej shekujsh jetojnë në harmoni disa shtete, popuj, etni, kombësi dhe fe. Përmes kësaj bashkëjetesë gjuha, kultura dhe trashëgimia etnike ka marrë e dhënë, duke ruajtur tiparet individualiste të secilit popull apo etni, duke qenë se historia shpeshherë i ka vënë përballë njëri – tjetri nën të njëjtin shtet dhe flamur. Në këtë kuadër dhe kultura, gjuha dhe letërsia shqipe nën “çatinë” e shtetit të MV dhe shqiptarët etnikë që bëjnë shumicën, përherë kanë qenë dhe akom trajtohen si “dorë e dytë” në mos të tretë apo e katërt, saqë u është mohuar dhe gjuha dhe simboli kombëtar flamuri kuqezi. Kjo deri më marrëveshjen e Ohrit (Lyon and Stepan :1996) ku përmendet modeli i bashkëpunimit ndërkulturor, letërsia shqipe sidomos poezia moderne, bëhet misionare dhe urë lidhëse përbashkuese, me politika kulturore gjithnjë e më të hapura drejt BE-së.
 
– DISKURSI KULTUROR I LETËRSISË SHQIPE NË MV
 
Poezia shqipe, në hapsirën shqipfolëse të Maqedonisë së Veriut, (MV), për shumë vite ka qenë inferiore, margjinale dhe e anatemuar. Poezia shqipe lëvrohej shumë pak, por kishte dhe shumë pak lexues shqipfolës, që nuk njiheshin fare në republikën e MV. Duke pohuar ekzistencën e një bote unike ballkanase, me kultura dhe gjuhë etnike të veçanta, njerëzit në ballkan kanë një ndieshmëri dhe spiritualitet, më përtej një keqkuptimi të përgjithshëm, mbi të gjitha gjërave ballkanike (Budimir & Skok 1934: 19). Kërkimet mbi diversitetet etnike në Maqedoni, ku përfshihet edhe kultura shpirtërore dhe etnografike shqiptare, brenda të gjithave proceseve integruese, socio- kulturore vendore, por dhe ndërkombëtare, në bashkëkohësi, bëhen referenca kyçe, në narrativën kulturore kombëtare të Maqedonisë (Todorova: 1997: 18). Diskursi kulturor gjithëpërfshirës i rajonalizimit në këtë kuptim, përfshijnë dhe gjuhën letrare simbolike, për të menduar për identitetet dhe ndryshimet. Në një nivel tjetër, këto konstruksione mbikombëtare, shtrojnë çështjet e kategorive letrare, që mund t’i përdorim bindshëm në konceptimin e hapësirës përtej shtetit-komb, ku si pjesë e kësaj njësie, që në krye të herës, ishte dhe identiteti kulturor shqiptar, sepse, poezia bashkëkohore maqedonase, është dialoguese në udhëkryqin letrar mes Lindjes dhe Perëndimit (Martinovski: 2019). Në disa studime, madje dhe moderne/postmoderne, të kulturave dhe letërsive të tjera sllave dhe maqedonase etj., arti dhe kultura shqipe, nuk përmenden as si njësi e kulturave të pakicës (përkundër asaj bullgare apo serbe etj.)
 
– POEZIA SHQIPE VS POEZIA BALLKANASE
 
 Në përvjetorin e konkursit poetik “Ditët e Naimit” në Tetovë, një festival ku komunikimi poetik shtresëzohet përmes gjuhës metaforike, duke ngërthyer elemente shumëstresore linguistike dhe stilistikore, me përplot hapësira, për të ngritur urat e një bashkëpunimi ndërkulturor, për të këmbyer përvojat dhe informacionet në mes artistëve, poetëve, njerëzve të muzikës etj, por, edhe në mes të operatorëve të ndryshëm kulturor (Emërllahi: 2011), përmes një festivali poetik, me emrin e flamurtarit të shqiptarizmës dhe kryerilindasit kombëtar shqiptar, Naim Frashëri, duke shenjuar, jo vetëm përbërësit e një strukture së trashëgimisë tonë liriko-epike, por hapëron përmasën e diversitetit kulturor-gjuhësor, më përtej kufijëve ballkanikë.
 
– POEZIA SHQIPE SI KOMUNIKIM ME POEZINË MODERNE POST/ MODERNE
 
 
Tradita poetike shqiptare, përmes miteve dhe simboleve është mbartëse e identitetit, duke shërbyer si urë lidhëse midis së kaluarës historike dhe aspiratave për të ardhmen. Poezia shqipe, me trashëgiminë e saj të pasur dhe të larmishme, shërben si një hapësirë : a) mitet historike, b) figurat arketipale, c) simbolika kombëtare ndërveprojnë për të ndërtuar identitetin kombëtar dhe për të artikuluar aspiratat kolektive të popullit shqiptar, në bashkëveprim dhe komunikim me letërsinë e shkruar në gjuhët sllave atë maqedonase dhe bullgare (Sokolova: 1978 :16), ku poezia shqipe përmes kodeve të saj lirike lidhet pazgjithmërisht me shqetësimet kohore dhe globale. Shtegtimi i realiteve të reja përballen shpesh dhe “përplasen”, me dukuri më të hershme të letërsive të mëdha (në gjuhët më të njohura si anglishtfoles dhe spanjishtfolëse). Po, të ktehemi tek festivali ku takohen kultura, popuj dhe gjuhë të ndryshme, që shaplosin diversiete të ndryshme kulturore, duke komunikuar me shenjues të rinj, brenda arealit të poezisë shqipe, por dhe në rrafshin e dialogimit me shenjimet kulturore të njohura të huaja, që për këto vite ia ka dalë me sukses. Akoma poezia shqipe, ka probleme me veten. Ajo është në rënie të lirë. Ajo i tepron vetëvetes. Prapseprapë, kumtet metaforike universale janë në njëjtë shtirje horitontale dhe vertikale në diakroni dhe sinkroni me atë të poezisë botërore, sidomos lirika modern dhe post/moderne. Poezia lirike është zëri i vetë personit të poetit, se poezia lirike shprehet me anën e kohës së tashme, ku dallohet dhe pastërtia e zhanrit të lirikës (Wellek & Waren: 2007:241), tashmë dominuese mbi çdo zhanër tjetër letrar, në të gjithë botën. Rrëfimi në poezinë lirike duhet të përqendrohet në larmirinë dhe fushëveprimin e manifestimeve, në tekstet lirike dhe jo në ndryshimet gjenerike. Por nuk është argument, që nuk duhet të përqëndrohemi në “konflikte” midis lirikës dhe rrëfimit, por duhet të njohim frekuencën dhe shumëllojshmërinë e ndërveprimeve të tyre bashkëpunuese (Dubrow: 2006: 16), se elementet e lirikës së sotme “copëtohen” nga digjitalizmi, saqë ajo ngatërrohet në veprimin tej/komunikues dhe karakterizohet gjithnjë e më shumë nga përkohshmëria dhe ndryshueshmëria. Prandaj, poezia dhe kultura shqipe nuk është “rivale” e kulturës maqedonase apo letërsive të gjuhëve të tjera sllave dhe ballkanase, por bashkëpunuese dhe konkuruese në këto rrafshe:
 a) në rrafshin konkurues brenda vetë shqipes (në të gjitha hapsirat shqipfolëse),
b) në rrafshin konkurues me simotrat ballkanase (me gjuhët sllave/greke/turke etj.),
c) në rrafshin ndërkombëtar (ku simbolika dhe metaforat universale janë të njëjtësuara),
 d) në rrafshin e Universalizmit vs Individualizmit (ku poezia shqipe ruan tropet e miteve dhe identitetit kombëtar). Poezia, nuk është vetëm çështje e shkrimit, por edhe një mënyrë si mund të lexohet? Të shkruash, nuk mund të bësh me veten asnjë kompromis, apo me frikën se nuk ke lexues, por duke “mposhtur” lavdërimet apo edhe kritikat, fundja të shkruash, është një pakt me lexuesin. Duke iu referuar, Harold Bloom-it, se nuk ka ndonjë mënyrë si të lexojmë, por që ka shumë arsye se pse duhet të lexojmë, nuk duhet të themi, “si të lexojmë” dhe “çfarë të lexojmë”, apo ku “duhet të fillojmë”, nuk mund të varet plotësisht nga autori, por nga lexuesi, që duhet të dijë çfarë të lexojë (Bloom: 2000: 21). Nëse, duhet të diskutojmë, se leximi ka një lloj ndarjeje me sekseve (mashkull/femër), nuk ka asnjë dallim, por secili prej nesh (pra lexuesit), duhet të lexojë sipas mënyrës së të kuptuarit, kur e shikojmë një poezi me syrin e vetvetes, pasi një lexim mund të ngjallë ironinë e një kohe tjetër, apo të bashkëkohësisë.
 
Sëfundmi: nuk është vetëm një festival poezie, që ka dhe të metat e saj përmes pakënaqësive apo dhe mungesa, që në raste të tilla janë objektive, por ajo që vlen, është komunikimi ndërkulturor dhe ndërkombëtar. Por, vlerësimi për organizime të tilla me pjesmarrjen e shumë emrave të njohur të poezisë botërore, është një përvojë unike e përjetuar nga çdo poet pjesë e këtij eventi, por duke parë çfarë duhet ndyshuar apo bërë më mirë në të ardhmen. Poezia është universi i shpirt dhe ajo do të shkruhet dhe lexohet në çdo epokë dhe nga çdo brez.
 
 
BIBLIOGRAFIA:
 
 Bloom, Harold. (2000): How to read and why?. New York, London, Toronto, Sydney, Singapore.
Budimir, Milan & Petar SKOK, (1934): “But et signification des études balkaniques,” Revue internationale des études balkaniques 1: 1-28.
Dubrow, Heather. (1982): Genreseries: the critical idiom. London.
Emërllahi, Shaip. (2011): “Ditët e Naimit” – model i ndërkomunikimit bashkëkohor letrar e kulturor, “Zemra shqiptare”; https://www.zemrashqiptare.net/shaip-emerllahu-ditet-e-naimit-model-i-nderkomunikimit-bashkekohor-letrar-e-kulturor-24434.html.
Lyon, Juan J. and Stepan, Alfred C. (1996): Problems of Democratic Transition and Consolidation. Southern Europe, South America and Post-Communist Europe. Baltimore: Johns Hopkins University Press.
  Martinovski, Vladimir. (2019): Contemporary Macedonian poetry is dialogical—a spiritual fruit on the literary crossroads between the East and the West: Scopje.
 Sokolova, Bojka. (1978). Roli i Kolonisë shqiptare të Sofjes për zhvillimin e letërsisë shqipe në kohën e Rilindjes. Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën letërsinë dhe kulturën shqiptare IV. Universiteti i Prishtinës. Prishtinë.
Todorova, Maria. (1997): Imagining the Balkans. New York-Oxford: Oxford University Press.
 Wellek & Waren: (2007): Teoria e letërsisë, përkth: Abdurrahman Myftiu, “Onufri”, Tiranë.
 
TETOR, 2026.