Në rënsha udhëve të lirisë ! Tomi Buzi !

Në rënsha udhëve të lirisë !

Në më rëntë kurmi prej plumbit,
mbi kalldrëm
Mos ma lini gjakun të përzjehet me
ofshamë tjetër..
Ma ngrini trupin të mos ftohet,
e m’këndoni një këngë,
Pastaj, në vargjet e mia lexoni amanetin,
e djepit të vjetër !

Aty, ku trokëllin hapi i rinisë
më ngrini,
E më përcillni me gjakun që do t’pikoj
udhëve,
Por mos më lini pa më mbështjell
me flamur,
Pastaj, nënshkruani paqen me gjakun tim, gurëve.

Liria kërkon gjak të shtroj tapetin e saj,
mbi hordhitë
Do trupin tonë të shtrojë paqen për brezat
që po vijnë,
Ndaj, në u bëfshim kurban për të rritur kërthinjtë ..
Mos kini dert për ne, se bashkë me ju do ta përqafojmë lirinë !

Tomi Buzi !