Agim Lika

KËTË SHKRIM IA DEDIKOJ DY ZONJAVE QË ME PUNËN E TYRE KANË LËNË GJURMË NË ARSIMIN NË ISHËM DHE JO VETËM. KËTO JANË: ZONJA SHAZIE HYZOTI (TAKU) E CILA ME PUNËN DHE PËRKUSHTIMIN E SAJ DHA NJË KONTRIBUT NË ARSIMIN NË ISHËM, NJË MËSUESE E VLERËSUAR. DHE ZONJA SABAJE LIKRAMA (BAFTI) ME NJË KONTRIBUT NË ARSIMIN NË ISHËM DHE TIRANË, E VLERËSUAR PËR AFTËSITË E SAJ SI MËSUESE E DALLUAR.
SHAZIE HYZOTI (TAKU)

U lind në vitin 1950, në Kapedanaj, Ishëm. Arsimin fillor dhe 8-vjeçarë e përfundoi në Ishëm. Pas mbarimit të shkollës së mesme në degën rusisht në vitin 1968, në Tiranë. Në shtator të vitit 1968, filloi punë si mësuese e gjuhës ruse në shkollën 8-vjeçare në Ishëm. Pas përfundimit të Institutit Pedagogjik tre vjeçarë me korespondencë në degën gjuhë-letërsi 1975 – 1978. Në vitet 1976- 1977 ka punuar në shkollën 8-vjeçare Gjuricaj. periudhën 1977-2003 punoi mësuese e lëndëve gjuhë-letërsi dhe gjuhë ruse në shkollën 8-vjeçare dhe në shkollën e mesme sipas nevojave. Përsëri në vitin 2003-2004 ka punuar në shkollën 8-vjeçare në Gjuricaj. Nga viti 2004-2007, ka punuar mësuese e gjuhës dhe lexim, në shkollën e mesme të bashkuar “Rexhep Mezini”. Ajo ka punuar për rreth 40 vjet si mësuese, me aftësi të mira shkencore e profesionale dhe me autoritet. Ajo ka treguar vullnet të mirë ka dhënë lëndë të ndryshme në shkollë. Në saj të punës së mirë ajo arrinte rezultate të kënaqshme me klasat ku jepte mësim. Ka dhënë kontributin e saj në organizimin e vajzave në aktivitete të ndryshme. Ajo punoi për ngritjen dhe pasurimin e kabinetit të gjuhë-letërsisë në shkollën 8-vjeçare. Me gjithë ngarkesën e madhe që kishte në rritjen e fëmijëve, ajo gjithmonë u përpoq që detyrën e mësueses ta kryente me dinjitet e korrektesë. Kudo ku punoi dhe jetoi ka gëzuar respektin e kolegëve, nxënësve, prindërve dhe komunitetit. Për punë të mirë ajo është vlerësuar me çmimet: Në vitin 2013, me vendim të këshillit të komunës, shpallet “Qytetare Nderi” e komunës Ishëm. Vlerësuar me Çertifikatë Mirënjohje, nga Drejtori i shkollës së bashkuar “Rexhep Mezini” Ishëm, me motivacionin: “Për kontributin e vyer gjatë gjithë përvojës profesionale si mësuese në arsimin e brezave dhe kultivimin e qytetarëve të denjë në vend”.
SABAJE LIKRAMA (BAFTI)

U lind në vitin 1955 në Kurtushaj, Ishëm. Arsimin fillor dhe 8-vjeçarë i përfundoi në vitin 1969, në Ishëm. Pas përfundimit të shkollës së mesme pedagogjike në Elbasan, në vitin 1973. Ajo emërohet mësues e shkollës fillore në Kuzhnen Gjegjan Pukë, më vitin 1973. Në vitin 1976 u transferua në Durrës, në shkollën “Rexhep Mezini”, Ishëm, ku punoi për 11 vite. Në vitin 1983, është kontrolluar nga ministria e arsimit, nga inspektori Ferit Manaj. Nga ky kontroll shkolla 8-vjeçare Ishëm u rendit nga shkollat më të mira në rrethin e Durrësit, nga përfundimet e kontrollit. Në vitin 1987 është transeruar Tiranë, dhe ka filluar punë shkollën 8-vjeçare “Bajram Curri” ku ja punuar për 28 vjet. Në qershor të vitit 2015, ka falë në pension pleqëria. Është për t’u theksuar fakti që Sabaja është e përkushtuar në punën e saj të misionares së mësueses, ajo dhe pse ka dalë në pension vazhdon të punoi në shkollën jopublike Sarina, në Tiranë. Ajo u dallua si mësuese e devotshme me një përgatitje të lartë shkencore e profesionale, punëtore dhe mjaft energjike dhe kërkuese në punë e saj. Ajo arriti rezultate të mira më punë, kudo ku ajo punoi, duke lënë një emër të mirë nëshkollat ku ka punuar, duke nxjerrë breza nxënësish cilësor. Jashtë procesit mësimor ajo ka punuar me fëmijë të vështirë. Si vajzë e rritur në një familje të mirëshkolluar, u dallua për punën plot pasion për mësimin dhe edukimin e nxënësve. Ajo punoi me përkushtim dhe me përgjegjësi të lartë gjatë gjithë karrierës së saj, si mësuese e ciklit të ulët. Njëkohësisht manifestoi aftësi të mira profesionale, kjo gjë ishte e lehtë për t’u vlerësuar, flisnin rezultatet e larta të arritur me klasat ku ka dhënë mësim, sidomos me klasat e para. Ajo ishte mësuese e përkushtuar, shembullore, shquhej për komunikim e mirë me nxënësit, prindërit dhe me kolegët e saj. Ajo do kujtohet si mësuese e përkushtuar rezultative dhe e spikatur në procesin mësimor edukativ të nxënësve, në shkollat ku e kërkoi detyra dhe misioni i shenjtë i mësueses. Me gjithë ngarkesën e madhe që kishte në rritjen e dy vajzave, ajo gjithmonë detyrën e mësueses e ka kryer me dinjitet e korrektesë. Kudo ku punoi dhe jetoi ka gëzuar respektin e kolegëve, nxënësve, prindërve dhe komunitetit. Për punë të mirë dhe rezultate të larta në procesin mësimor edukativ, ajo është vlerësuar me dy “Çertifikata Mirënjohje”, në vitin 2009 dhe 2912, nga Drejtoria Arsimore Rajonale, Tiranë.