Nuk jam vetëm-Rubjana Nika 

Rubjana Nika 

Nuk jam vetëm

(poezisë)

Nuk ndiej vetmi

kur jam me ty,

kur më rrëmben mendje e zemër,

kur s’më braktis,

më je besnike,

e ndjenjës denjësisht

i vë një emër.

Nuk jam vetëm kurrësesi,

orë e çast,

praninë ta ndiej,

edhe pse humbesh labirintesh,

me intuitë mrekullisht të gjej.

Vargjet renditur

si shkallë arene

bujarisht më ndihin

të ngjitem më lart,

si Koloseum

në mendje e shpirt,

ndërtohesh ti në çdo varg.

Nuk ka kuptim

të ndiej vetmi,

kur praninë ta ndiej

çdo ditë më shumë,

kufij vetes dot s’i gjej,

në vargje mbytem

si në det me shkumë.

Vetmia merr arratinë,

kur pranë më jeni,

nuk më braktisni,

me mirësi më ushqeni,

shpirtin me hire ma vadisni.

Poezia pjesmarrëse në edicionin e 9- të të Festivalit “Muza Budiane”