Poezi-Migel Flor

Poezi

Dita e të Moshuarëve

Në rrudha fshihet një det i madh kujtimesh,

sytë e tyre rrezaton drita e përvojës.

Janë rrënjët që mbajnë të fortë trungun,

janë librat e gjallë që nuk mbarojnë kurrë.

Duart e lodhura tregojnë për punë të palodhura,

zemrat e tyre ruajnë dashuri të pafund.

Ata nuk kërkojnë shumë,

veç një buzëqeshje, një fjalë të ngrohtë, një përqafim.

Të moshuarit janë urtësia që na udhëzon,

janë dëshmitarë të kohës,

janë këngë të heshtura, që presin të dëgjohen.

Prozë

Dita e të Moshuarëve

Çdo ditë që kalon, gjyshërit dhe gjyshet, nënat e baballarët e moshuar, mbajnë mbi supe jo vetëm vitet, por edhe historinë tonë. Ata janë kujtimet e gjalla të shtëpisë, janë kujdestarët e traditave dhe rrëfyesit më të sinqertë të jetës. Në sytë e tyre mund të lexosh gëzimet dhe dhimbjet e një epoke të tërë, ndërsa në buzëqeshjen e tyre të ngrohtë ndjen një paqe që nuk ta jep asgjë tjetër.

Dita e të moshuarëve nuk është vetëm një ditë kalendarike; është një thirrje për të kujtuar se dashuria dhe respekti për ta duhet të jetë e përditshme. Një vizitë, një përqafim, një bisedë e thjeshtë u mbush shpirtin me jetë. Ata nuk duan shumë nga ne, veç të mos i harrojmë.

Në fund, respekti për të moshuarit është respekt për vetveten, sepse një ditë edhe ne do të jemi ata që sot i shohim si shtylla të mençurisë.

Migel Flor 1.10.2025