Dr. Selman Mëziu
Meditim


Jam ende njeri i gjallë me kloroplaste klorofile nëpër deje. Nuk e di përse revoltohem kur këto qeliza torturohen gjer në amshim? Unë nuk ia shkaktoi vetëvetes. Jo kurrën e kurrës. Por satanikët, urrejtës të gjallesave të gjelbërta, mua e të tjerëve. Atëhere! Unë e ndjej dhimbjen si mbi trupin tim. Ngacmimet më shtynë të mbledh forcat dhe kërkoi të ngrihem si bajlozi mbi ato. E ndërmend me vjen natyrshëm legjenda e Mujos dhe Halilit. Ndoshta revolta ime nuk do të dëgjohet, kuptohet, merret parasysh.
Eh! Kështu ka ndodhur e do të ndodh. Kur ‘’ujqërit,, i kanë vumun me plotë deshirë të ruajn tufën e deleve. Kuptueshëm, e pa mend. Sigurisht. Ne vetëm jetojm se zemra, mushkëritë ende funksionojn. Ndërsa damarët e përçimit të gjakut ende shkulmojn për të mbajtur gjallë organin e të menduarit. Fatkeqësisht të trullosur nga koha e të uriturve, të pangopurne për para, beton, hekur përzier dhimbshëm me gjak njerëzish.
Arsyeja. Sepse buzët e një rezevuari janë ‘’mbytur,, ‘’bombarduar,, shëmtuar nga hekuri e betoni. Materie e pa shpirt e pa jetë, helmuese ka futur thellë rrënjët. Ndoshta lumturuese për grabitësit e jetës së gjallesave. Materiale të ngurta që do të sjellin vetëm fatkqësi për sot dhe nesër. Në kurorat e zbukuruara të liqenit të Farkës, të Tiranës, të … Por deri kur vallë? Ah kohë duhet! Ndoshta gjysëm shekulli. Ndoshta një shekull. Ndoshta deri sa një vajzë nga Tirana të kapërcej ylberin shtatë ngjyrësh. Ndoshta deri sa ujët e syrit të kaltër liqenor te ‘’mbytet,, nga kalbësirat e mbetjeve njerëzore. Po edhe një shtesë, derisa banuesit e këtyre ‘’kasolleve,, të ndërgjegjësohen. Derisa politika e të gjelbërtëve, jetëzgjatës mbi dhé të triumfoj. Deri sa të uriturit për fitime të shuhen në disa brezni.
Po, mjerisht tani ne brezi ynë do të vuajm shpirtërisht. Sepse neve mendojm shumë larg. Duke e parë të ardhmen me teleskopin e Kopernikut. Në bashkëjetesë me natyrën, me kënaqesin e shëndetin që na dhuron arkitektura e gjelbërt. Ne kërkojm që, qytetarëve t’iu sjellim lumturinë, qetësinë mëngjezeve e darkave në gjirin e mushkrive të gjelbërta. Mjerisht nuk mundemi!
Qëllimi ynë është që shqiptarët të mos syrgjinosen. Që e kaltra kënaqësi ndjellëse e rezevuarit të Farkës etj. të mos ç’kaltërsohet. Që sipërfaqia ujore të mos erëzohet deri në pshtirosëse, mbytëse, erëshpuese hundësh. Që diga të mos fundoset gjashtë kate nën dhé. Banorët kryeqytetas duhet të gëzojn jetën sa më pranë truallit të vet, malit, fushës, pyllit, parkut të gjelbërt. Duke u lumturuar e punuar për frymarrje të lirshme. Për jetë siç e konceptojn, ieojn, veprojn dhe realizojn sot ekologjistët e arkitektët e Evropës.
Përkundrazi në teatrin e shoqërise shqiptare kemi dy botë që kacafyten. Dy botë që vrasin dhe pëgjakin njëra tjetrën. Dy të kundërta antagoniste që duan të mbijetojn mbi kockat, mishin e gjakun e njëra tjetrës. Ato kanë krijuar këtu zbarzdësi, materiale, morale, psikologjike, mjedisore sigurisht edhe njerëzish, familjesh.
Të uriturit për beton e hekur, po na shfarosin natyrën. Përbërsit e saj, shumëllojshmërinë e gjallesave. Pikërisht këtu bri kryeqytetit, tanima të murosur si Rozafa. Këto janë ‘’korkodilat,, e sotëm në copëzën Shqipëri. Ato thërrasin, bërtasin me za të lartë: para, para. Nuk pyesin për ligje, pushtetar. Fatkeqësisht edhe ato kakarisen në thesin e tyre. Ju duket marrëzi të shkruash. Se sytë e mendja ju janë mpirë nga shkëqimi i parasë. Rrjedhimisht nuk i njohin, as duan të dinë kush janë deputet, profesor të biologjisë, biokimisë, silvikulturës, arkitekturës së peisazhit. Ato janë shëndrruar në kanibal të natyrës, ujit, pyllit, livadheve.
Natyrisht unë me popullin e thjeshtë, vuajm nga sëmundje, nga prishja e gjakut, nga këto kulla që kërkojn të shpojn qiellin. E sigurisht ato shpojn, helmojnë, shembin lumturinë e një populli të cfilitur nga vetëvetja. Rrjedhimisht edhe nga politikanët, oktapodë të kohës që mbajnë kryet vetëm lartë, si xhirafat. Sa i urrej! Sa herë i kam mallkuar! Sigurisht sa herë ma kanë prishur gjakun e tendosur nervat. Edhe këto po të ishin prej çeliku do të ishin këputur. Mirëpo i ushqej me të lumturuemen shpresë. Eh sa larg më është arratisun!