“Penelopë e përjetshme”-Mimoza Marjanaku 

“Penelopë e përjetshme”

Ditët pa ty

nuk kane diference

nga ditët me ty.

Kafen e mëngjesit

e pi vetëm,

bashkë me një biskotë.

Mbrëmjeve hap Netflix,

tymos nargjile

dhe pres shiun.

I vetmi që troket.

Natën,

e dehur,

shqep pelhurën

që enda ditën.