MIZA ~

Sot, e vrava dhe unë një mizë
Pishman s’u bëra, i thash që të ikte
Ajo më tha ” Unë nga vëndi nuk lëviz
Dhe pse ti në kokë më godite.”
Më vonë , pishman u bëra se njeri jam
Një mizë më bezdisi dhe s’e durova dot
Pyesja veten “Si ka mundësi
Që durojmë pushtetet që na shkelin mbi kokë ? “
Në mëndje më ngeli çfar miza më tha
Ende shpirti pa i dalë, i nxori dy fjalë
” Për ty, më than që të mungon guximi
Sot, pashë që durimi e paska një shkallë.”
Një mizë dora ime, sot e vrau
Dhe zotit i thashë ” Bëra mëkatë “
“Mer guximin – tha – dhe dil pak më tutje
Lufto për të drejtat dhe, mos e zgjat ! “
Autori – Hajri Lamaj –